KëshillaUshqime

Këto janë ushqimet që nuk duhet ti konsumoni përtej masës së duhur

Të hani shëndetshëm, por në të njëjtën kohë të humbisni dhe peshë? Po, por le të shqyrtojmë konceptin e ushqimit të shëndetshëm. Ekspertët na udhëzojnë për ushqimet që duhet t’i konsumojmë në minimum.

Nuk duhet të eliminojmë kurrë plotësisht një pjatë nga dieta, çdo gjë është e mirë dhe çdo gjë vlen, ajo që ka rëndësi janë sasitë. E drejtë? Megjithatë disa hulumtime të publikuara në revistën Delish raportojnë se ka disa ushqime që duhen shmangur për të jetuar më mirë. Arsyeja që duhen shmangur është; të ushqehemi mirë dhe të humbasim peshë.

Patatinat me perime

Pikërisht kështu, nëse mendojmë se patatinat vegjetariane janë një zgjedhje e shëndetshme dhe e lehtë për mesvaktet,ne do të duhet të shqyrtojmë planin tonë të dietës.
Shumica e qeseve të patatinave me perime përmbajnë patate dhe perime të tjera, të cilat më parë skuqen pikërisht kjo gjë nuk i bën ato më të mira se ushqimet e tjera të paketuara dhe të kripura. Kjo konfirmohet nga dietologu Keri Glassman, i cili sugjeron për të përgatitur në shtëpi disa patate të skuqura të shkëlqyera, me vaj luledielli por pa i shtuar kripë dhe konservantë. Ose mund të zgjidhni patatet që janë të gatshme në qese, thotë eksperti.

Artikull me interes :   Fëstëkët, koncentrat energjie dhe humori

Lëngjet e frutave dhe smoothie e perimeve

Jo, nuk është një shaka. Pirja e shumë lëngjeve, smoothies dhe lëngjeve të shtyrdhur mund të duket si një mënyrë inteligjente për të ngrënë sasi të mëdha të frutave dhe perimeve, por kur tuli i frutave hiqet nga përbërësit e freskët gjatë procesit të shtrydhjes, lëngu humbet shumë nga fibrat e tij ushqyese. Për më tepër humbasin edhe sheqernat natyrale që ndihmojnë në pastrimin e stomakut: pirja e shumë lëngjeve mund të shkaktojë dhimbje ose fryrje të stomakut.

Kremrat e ëmbla të shtuara në kafe

Nuk ka dyshim se disa prodhime të kapuçinëve të karamelizuar janë të shijshme, por këto shurupe me sheqer, që gjenden në shumë dyqane kafeje mund të shkaktojnë një ndalim të energjisë. Ekspertët këshillojnë se nëse doni një pije të ëmbël, preferoni një qumësht të pasheqerosur, të përzier me erëza natyrore të tilla si shafrani, kanella ose kungulli.

Artikull me interes :   Ushqimet që eliminojnë metalet e pranishme në organizëm

Akulloret e paketuara

Sipas Largeman-Roth, autore e librave për kuzhinën, akulloret e ngrira kanë më shumë proteina dhe më pak sheqer se ato të fresktëta. Akulloret e paketuara përmbajnë ëmbëlsues artificialë siç është Erythriol: sipas Administrimit të Ushqimit dhe Barnave, ky sheqer i butë mund të çojë në fryrje në stomak dhe një tretje të vështirë. Largeman-Roth rekomandon që të hahet një pjesë – ose një gjysmë kupë – e akullores së freskët për të kënaqur dëshirën e ëmbël dhe për të kufizuar sa më shumë që të jetë e mundur konsumimin e ushqimit të ngrirë.

Ushqime me ngjyra artificiale

Dietologia Frances Largeman-Roth, autore e librit ” Të ushqehesh me ngjyra”, thotë se shumë ushqime me ngjyrues që janë bërë të shpeshta në rrjetet sociale në 2017 përmbajnë ngjyrues artificialë që mund të provokojnë shqetësime.

Artikull me interes :   Ja si të humbësh peshë shpejt edhe kur je në zyrë

Ekspertët këshillojnë që të preferojmë gjithmonë ushqime me ngjyra natyrale si frutat dhe perimet e freskëta.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare