Dhjetë këshilla për të mbajtur nën kontroll diabetin
Nga kujdesi për peshën trupore tek aktiviteti fizik, duke kaluar tek ushqimet e zgjedhura
Në të gjithë botën, personat e prekur nga diabeti janë me miliona, por të diagnostikuarit janë edhe më pak. Sipas studimeve të OBSH-së, thuhet se sëmundja e ashtuquajtur ‘e ëmbël’ është dyfishuar në harkun e dekadave të fundit.
Me rastin e ditës Botërore të Diabetit, ekspertët e “Dole Nutrition Institute”, kanë shpërndarë një dekalog për të mbajtur nën kontroll këtë patologji.
1. Ndiqni dietën mesdhetare
Një dietë të pasur me fruta, perime, peshk dhe zarzavate mund të ndihmojë për të shmangur fillimin e sëmundjes.
2. Kujdes me peshën
Nëse jeni mbipeshë, humbisni edhe pesë kg për të reduktuar ndjeshëm rrezikun e diabetit duke përmirësuar mirëqenien e përgjithshme të trupit tuaj.
3. Ushqime
Ushqime si fruta, perime, bishtajore, drithërat, ndihmojnë për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak.
4. Zgjidhni ushqime kryesore
Studime të shumta tregojnë se vitamina C dhe K, dhe magnezi mund të kufizojnë shanset e prekjes nga diabeti i tipit tip 2. Veçanërisht rekomandohet ananasi, perimet me gjethe jeshile të errët dhe avokado.
5. Bëni aktivitet fizik
Tridhjetë minuta në ditë ushtrime fizike janë të mjaftueshme për të kontrolluar peshën e trupit dhe nivelin e sheqerit në gjak.
6. Bëni analizat e gjakut
Mund të nxjerrin në pah ekzistencën e çekuilibrave, të cilat pastaj mund të çojnë në fillimin e sëmundjes. Një diagnoza e hershme, është në gjendje të vonojë ose të parandalojë zhvillimin e saj.
7. Vëmendje ndaj simptomave të mëposhtme
Konsultohuni mjekun tuaj nëse keni: etje të tepruar apo urinim të shpeshtë, humbje peshe drastike, vizion të paqartë dhe gjymtyrë të mpirë.
8. Nënshtrojuni kontrolleve periodike
Kontrollet në intervale të rregullta kohore, zvogëlojnë shanset e goditjes nga komplikimet më të rënda që lidhen me këtë sëmundje (mosfunksionim të veshkave, verbëri, dëme nervore). Për më shumë informacion kontaktoni me mjekun tuaj.
9. Kujdes me karbohidratet
Mundohuni të hani sasi të duhura të karbohidrateve në ushqim.
10. Informohu
Kontaktoni mjekun specialist për një recetë dhe një dietë të personalizuar, për të marrë këshilla të dobishme për aktivitet fizik ose këshilla të vlefshme për stresin dhe sugjerime të tjera në çdo faktor rreziku të sëmundjes.
Burimi: Gazeta-Shqip.com