Si të pregatisim kek me spinaq
Keku është ëmbëlsirë mjaft e preferuar për të gjitha moshat. Ndërsa spinaqi përmban të gjitha vlerat e nevojshme për të gjitha moshat.
Këtu do të gjeni një recetë të vecantë të kekut me spinaq.
Përbëresit:
2 Gota miell
1 Lugë caji kanellë
2 Lugë caji sodë buke
1/4 Lugë caji kripë
3-4 Gota qumësht
7-8 Lugë mjaltë
6-7 Gjethe spinaq
5-6 Lugë gjalpë pa kripë
1 Vezë
1 Lugë caji pluhur vanilje
Pregatitja:
1. Paraprakisht ndezim furrën në 180°C dhe vendosim format e kekut të lyera me gjalpë.
2. Në një tas të madh përziejmë miellin, kanellën, sodën e bukës, kripën dhe vaniljen.
3. Në një tas tjetër përziejmë me një mikser qumështin, mjaltin, spinaqin, gjalpin dhe vezën i bluajmë të gjitha deri sa të përfitojmë një masë të njëtrajtëshme.
4. Bashkojmë të dyja përzierjet në një enë të vetme duke i trazuar mirë me njëra tjetrën deri sa të kemi një masë të njëtrajtëshme të ingredientëve të thatë me atë të lengëshme.
5. Nxjerrim format nga furra dhe i lyejmë përseri me pak gjalpë dhe miell për të evituar ngjitjen.
6. Hedhim brumin në format dhe presim 20 minuta deri sa të perfundojë pjekja e kekut.
7. E lëmë në formë deri sa të ftohet dhe më pas është gati për tu shërbyer.
Burimi: Mia Organic