Receta

Kek me mollë

PËRBËRËSIT:

3 kokrra vezë

100 gr gjalpë

150 gr sheqer

300 gr miell

1 lugë çaji pluhur pjekës

4 kokrra mollë

½ lëng limoni

2 lugë gjelle sheqer për mollët

Sheqer vanilje

PËRGATITJA:

Në një tas fillimisht shtojmë vezët me sheqerin, i rrahim me mikser elektrik derisa sheqeri të shkrijë dhe veza të bëhet kremoze. Shtojmë gjalpin e shkrirë dhe të ftohur, i përziejmë së bashku duke shtuar pak nga pak miellin e trazuar me pluhurin pjekës. Masën që u krijua e shtrojmë në një tavë keku.

Ndërkohë qërojmë mollët, i presim ato në feta me trashësi mesatare dhe i përziejmë me lëng limoni, 2 lugë sheqer, vanilje dhe pak kanellë. Mbulojmë komplet tavën e kekut me feta molle në formë rrethore dhe e vendosim atë në furrën e parangrohur në 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.

Artikull me interes :   Derri i egër i zier ngadalë

Pasi keku të ftohet mund ta pudrosim me sheqer pluhur sipas dëshirës.

Burimi: SPAR