Shëndet

Kafeina ka efekt mbrojtës ndaj melanomës

Kafeina ka një efekt mbrojtës kundër rritjes së qelizave të melanomës dhe mund të ndihmojë në uljen e rritjes së qelizave përgjegjëse për recidivat, sipas një studimi të botuar në revistën ”Molecules”, kryer nga studiues të  Istituto Superiore di Sanità në Itali.

Studimi u përqendrua në identifikimin e mekanizmave me të cilët kafeina luan një rol të rëndësishëm mbrojtës ndaj disa llojeve të tumoreve, të përshkruara tashmë në shumë punime në literaturë, por ende nuk janë karakterizuar plotësisht në nivelin molekular.

“Duke përdorur qasjet in vitro, ne kemi identifikuar një proteinë që luan një rol themelor në këtë veprim të dobishëm të kafeinës, që është enzima e tirosinazës e cila, siç dihet, ka një funksion kryesor në sintezën e melaninës dhe e cila do të kryente një veprim mbrojtës kundër efekteve të dëmtimit të gjeneruar nga rrezet UV dhe një funksion të rëndësishëm të imunomodulimit”, thonë studiuesit.

Artikull me interes :   Aloe vera, bima e mrekullive mjekësore

”Në fakt, melanoma e prodhuar nga qelizat e melanomës njerëzore të ekspozuar ndaj kafeinës u rrit ndjeshëm”, shpjegon Francesco Facchiano, koordinator i studimit.

Rezultatet e studimit hapin perspektiva të reja në fushën e terapisë së diferencimit, e cila synon diferencimin e qelizave për të synuar vetëm qelizat tumorale, duke shmangur shfaqjen e relapseve pas kimioterapisë.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare