“Jeto shëndetshëm” – nga Anila Kalleshi
Ky libër, tregon mënyrën sesi të mund ta mbani veten tuaj që të duket mirë, të ndihet mirë dhe për të jetuar gjatë. Ushqimi ka qenë, është dhe do të mbetet një armë e forte për mbijetesën. Madje thuhet se ushqimi e ka bërë njeriun njeri! Asgjë nuk mund t’a ndryshojë këtë botë më shumë se ç’do ta ndryshonte mënyra e të ngrënit. Një botë me një larmishmëri kaq të madhe ushqimesh, me zgjedhje pafund .
Si mund të bëjmë zgjedhjen e duhur në këtë botë kaq të egër?
Shumë gjëra kanë ndodhur ndaj të kuptuarit tonë të shëndetit, sëmundjes, dhe të ushqyerit në vitet e fundit, dhe unë nuk do të bëja punën time nëse nuk do tju vëjë në dijeni juve për këtë. Shumë zbulime janë bërë: sekretet për një humbje peshe të shëndetshme, parandalimi i sëmundjes Alzheimer, shërimi i depresionit pa ilaçe, dhe pse kanceri i gjirit dhe i prostatës vazhdon që të zhvillohet dhe se si mund të bëni më të mirën për t’i shmangur. Akoma edhe më shumë propozime janë provuar: që “të ushqyerit optimal” në mënyrë dramatike rrisin energjinë, ulin kolesterolin më mirë se çdo ilaç, dhe përgjysmon kohën e shërimit nga infeksionet.
Që nga shfaqja e botimit të parë të këtij libri, unë kam marrë me mijëra dëshmi nga njerëzit, jeta e të cilëve është transformuar nëpërmjet të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme. Kjo është puna ime, për të ju ndihmuar juve që të mos keni dhimbje dhe të jeni të shëndetshëm, në mënyrë që ju ta shijoni jetën plotësisht.
Në 390 B.C. Hipokrati tha, “Lëreni ushqimin që të jetë mjekimi juaj dhe mjekimi të jetë ushqimi juaj”, “Doktori i të ardhmes nuk do të japë mjekime, por do të interesohet për pacientët e tij në kujdesin e kornizës njerëzore, dietës dhe shkakut të parandalimit të sëmundjes.”
Në 1960 një nga gjenitë e asaj kohe. Dr.Linus Pauling, shpiku frazën “mjekësia ortomolekulare”. Linus Pauling ishte ndaj kimisë, ajo që Ajnshtajn ishte për fizikën. Duke i dhënë trupit molekulat e duhura, ai pohoi, pjesa më e madhe e sëmundjeve do të çrrënjosen. “Të ushqyerit i shëndetshëm” tha ai, është ilaçi për të nesërmen. Unë besoj se ju mundeni, duke marrë disa masa të thjeshta dhe të lira, të bëni një jetë më të gjatë dhe të shtoni vitet e tua të mirëqenies. Rekomandimi im më i rëndësishëm është që ju të merrni vitamina çdo ditë në sasi optimale për të plotësuar defiçencat me vitaminat që ju merrni në ushqimin tuaj.
Qëllimi i këtij libri është për të ju treguar juve sesi të arrini shëndet maksimal dhe rezistencë ndaj sëmundjeve nëpërmjet të ushqyerit optimal. Pjesa e parë shpjegon principet e të ushqyerit optimal, që tregon një përcaktim të ri të shëndetit, kujdesit të shëndetit dhe mjekësisë.
Pjesa 2 përcakton dietën perfekte – jo e lehtë për t’u përfituar brënda natës, por e mirë për tu frymëzuar.
Pjesa 3, 4 dhe 5 vërteton përfitimet e të ushqyerit bazuar në shkencën ushqyese.
Pjesa 6 ju tregon juve sesi të vendosni të ushqyerin optimal në praktikë nëpërmjet një guide hap pas hapi që ju ndihmon për të përmirësuar dietën dhe të përcaktoni programin tuaj të suplementeve.
Pjesa 7 është një guidë nga A në Z ndaj problemeve shëndetsore specifike dhe sesi ti shëroni ato nëpërmjet të ushqyerit optimal.
Pjesa 8 është një guidë ushqyese nga A në Z: se çfarë bëjnë ato, shenjat dhe shkaqet e defiçencës me vitamina, çfarë duhet të hani, dhe se çfarë suplementesh duhet të merrni.
Pjesa 9 ju jep fakte ushqimore dhe të tavolinës dhe ju ndihmon që të vendosni në praktikë të ushqyerin e shëndetshëm.