Receta

Ja si të pregatisni tortillas me gjalpë kikiriku, mollë dhe fruta të thata

Ndonjëherë pjesa më e vështirë e ditës, është ti mbushim mendjen fëmijëve që të mos konsumojnë ëmbëlsira apo ushqime fast food dhe ndihemi të pafuqishëm përballë këmbënguljes së tyre.

Shpesh herë ju kemi këshilluar që fëmijët ti ushqeni shëndetshëm dhe të njëjtën gjv, do t’ju sugjerojmë dot.
Si t’ja dilni t’ja shpjegojmë fëmijëvë që ëmbëlsirat apo ushqimet fast food janë të dëmshme? Vetëm duke i pregatitur dicka tjetër, akoma më të shijshme dhe natyrisht të shëndetshme.

Receta e ditës:
TORTILLAS ME GJALPE KIKIRIKU, MOLLE DHE FRUTA TE THATA

Përbërësit:
– 1 Pite tortillas (i gjeni në supermarket)
– 1-2 lugë gjelle gjalpë kikiriku,
– 1/3 e mollës mesatare, e prerë në mënyrë vertikale si në foto,
– 2 lugë caji rrush të thatë të bardhë
– 2 lugë caji qershi të thata ose rrush të kuq,
– 2 lugë caji granola (drithëra krokante)
– Pak kanellë (spas dëshirës).

Artikull me interes :   Pasta me pesto rrepash

Pregatitja:
1- Marrim piten tortillas dhe e lyejmë me gjalpë kikiriku.
2- Shtojme sipër tyre mollën.
3- Shtojmë rrushin e thatë, qershitv e thata , granolat dhe kanellën nëse ju pëlqen.
4- Pasi kemi mbushur piten, e rrotullojmë si në figurë.
5- Fëmijët tuaj do ta konsumojnë me shumë dëshirë dhe dashuri.
6- Ju bëftë mirë!

Stavrula Posteci

Stavrula Posteci ka kryer studimet në Universitetin e Larisës dhe specializuar ne Universitetin e Athinës për Dietologe/Nutricioniste. Aktualisht jep këshillat e saj përmes zyrave të Diet Plan në Korcë dhe Elbasan