Këshilla

Ja pse nuk duhet ta detyroni fëmijën të mbarojë gjithë pjatën

Shumica e prindërve apo gjyshërve i detyrojnë fëmijët të mbarojnë gjithë pjatën. Janë me idenë ‘sa më shumë, aq më mirë’, ose me idenë ‘haje kafshatën e fundit se lë kismetin në pjatë’.

Gabim! Më shumë i dëmton, se i ndihmon.

Fëmijët mund të mos zhvillojnë një marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin

Fëmijët duhet të kuptojnë kur janë të uritur dhe kur janë të ngopur. Për të nxitur zhvillimin e sjelljes normale të ngrënies, është e rëndësishme që ata të jenë në gjendje të vendosin se sa duan të hanë dhe të ndalojnë së ngrëni në pikën kur trupi dhe mendja e tyre janë plotësisht të kënaqur.

Ushqimi bëhet barometër i suksesit

Artikull me interes :   Dhjetë këshilla për të mbajtur nën kontroll diabetin

Ushqimi është diçka e natyrshme dhe nuk ka nevojë të lavdërojmë fëmijët e vegjël që hanë mirë. Kur e bëjmë këtë, lavdërimet e fryra i bëjnë ata të ndihen më të pasigurt.

I heq fëmijës kontrollin mbi trupin e vet

Është e mrekullueshme kur fëmijët kanë autonomi të trupit, duke i lejuar ata të menaxhojnë atë që ndodh me trupat e tyre, ashtu si të rriturit.

Lidhja midis trupit dhe trurit mund të dobësohet

Kur jemi duke ngrënë, truri merr sinjale nga hormonet e tretjes, duke rritur ndjenjën e ngopjes. Dhe kur prindërit nuk i lënë fëmijët të dëgjojnë trurin e tyre, shkencëtarët paralajmërojnë se kjo mund të shkaktojë probleme afatgjata. Mbipesha dhe sidomos ajo tek fëmijët, shoqërohet me funksionim më të dobët kognitiv.

Artikull me interes :   E171 nuk është i sigurt si ngjyrues ushqimor

Rrit rrezikun për obezitet

Një në pesë fëmijë vuan nga mbipesha. Dhe mbipesha nuk është e shëndetshme.

Fëmijët mund të fillojnë të urrejnë ushqimin e shëndetshëm

Nëse përvoja me ushqimin që prindërit ofrojnë është negative, atëherë ka shumë mundësi që fëmija të shmangë këtë lloj ushqimi, duke u bërë një ngrënës i përzgjedhur. Për shkak të frikës natyrore nga ushqimi i panjohur, është normale që fëmijët të refuzojnë të hanë disa produkte në fillim, por kur refuzimi për të ngrënë haset me presionin për të ngrënë, ka shumë mundësi që rezultati të mos jetë pozitiv dhe fëmija mund të zhvillojë një neveri ndaj ushqimeve të shëndetshme që prindërit e tij do i ofrojnë.

Artikull me interes :   Kolesteroli, mik apo armik?

Lëre mënjanë fajësimin për ushqimin e shpërdoruar

Ndërkohë që mbetjet e ushqimit janë një problem i madh, është përgjegjësia e një të rrituri të sigurohet që mos përfundojnë në plehra. Ama edhe konsiderimi si diçka tragjike, duke i përmendur fëmijës që të tjerë në botë vuajnë nga uria, nuk do shkaktojë asgjë më shumë përveç zhgënjimit.

Ky artikull u mor nga Bright Side dhe u përshtat në shqip nga Tiranapost.al