Ja pse ju duhen holluesit natyralë të gjakut kundër Covid19
Rritja e rrezikut të mpiksjes së gjakut në të gjithë trupin është një simptomë e njohur e infeksionit të koronavirusit. Një medikament që përdoret zakonisht për të parandaluar mpiksjen e gjakut ka ndihmuar në reduktimin e sulmeve në zemër e goditjet në tru tek pacientët me koronavirus.
Në vijim ju njohim me disa hollues natyralë gjaku. Kini kujdes nëse merrni edhe ilaçe për hollimin e gjakut mirë është që përpara se të konsumoni këto ushqime apo pije të konsultoheni me mjekun tuaj.
1. Kurkumë
2. Xhenxhefil
3. Speca djegës
4. Vitaminë E
5. Hudhër
6 Kanellë
7. Ginkgo biloba
8. Ekstrakt i farave të rrushit
9. Dong quai
10. Ananas
Holluesit natyralë të gjakut janë substanca që zvogëlojnë aftësinë e gjakut për të formuar mpiksje. Mpiksja e gjakut është një proces i domosdoshëm, por ndonjëherë gjaku mund të mpikset shumë, duke çuar në komplikime që mund të jenë potencialisht të rrezikshme.
Njerëzit të cilët kanë disa probleme shëndetësore, të tilla si defekte të lindura të zemrës, mund të kenë nevojë për ilaçe për hollimin e gjakut për të zvogëluar rrezikun e sulmit në zemër ose goditjes në tru.
Është thelbësore të flisni me një mjek para se të provoni këto ushiqme, pasi ato mund të mos funksionojnë si ilaçe dhe mund të ndërhyjnë me disa ilaçe që merrni aktualisht.
Disa ushqime dhe substanca të tjera që mund të veprojnë si hollues natyralë të gjakut dhe ndihmojnë në uljen e rrezikut të mpiksjes janë si më poshtme:
1. Kurkuma
Njerëzit e kanë përdorur prej kohësh erëzën e artë në kulinari dhe mjekësi. Përbërësi aktiv te kjo erëz është kurkumina, e cila ka veti anti-inflamatore dhe holluese e gjakut ose antikoaguluese.
Një studim i botuar në vitin 2012 thuhet se marrja e një doze të përditshme kurkumës mund t’i ndihmojë njerëzit të qëndrojnë të shëndetshëm. Ju mund ta shtoni këtë erëz në kos, në supë etj.
2. Xhenxhefili
Xhenxhefili është një erëz tjetër që lufton inflamacionin dhe ndihmon kundër mpiksjeve të gjakut. Ai përmban një acid natyror që quhet salicylate. Aspirina (acidi acetilsalicilik) është një derivat sintetik i salicylate dhe një hollues gjaku i fuqishëm.
Për të përftuar efektet antikoagulante të salicylates natyrale, përdorni rregullisht xhenxhefil të freskët ose të tharë në gatime, lëngje etj. Xhenxhefili duhet pirë si çaj dy herë në ditë, pas konsultës me mjekun. Zieni 1 cm xhenxhefil të prerë në feta në një gotë ujë.
3. Speci djegës
Speci djegës përmban një nivel të lartë salicylates dhe mund të veprojë si një hollues i fuqishëm gjaku. Ai është pikant, prandaj njerëzit që kanë probleme me zorrët duhet ta kenë kujdes sasinë që marrin.
4. Vitamina E
Vitamina E pakëson formimin e mpiksjeve të gjakut në shumë mënyra. Kjo varet nga sasia e vitaminës E që merr një person, megjithatë autoritetet e shëndetit theksojnë se pacientët që marrin ilaçe për hollim gjaku nuk duhet ta teprojnë me dozat e vitaminës E.
Në ditë këshillohet afro 400 IU. Vitaminën E mund ta përfitoni edhe nga ushqimet si- bajamet, farat e lule diellit etj.
5. Hudhra
Përveç veçorive që ka hudhra si një antibiotik natural disa studime kanë treguar se hudhra redukton formimin e trombozave. Po ashtu, disa studime të tjera sugjerojnë që hudhra mund të hollojë gjakun. Hudhra duhet ta copëtoni në pjesë sa më vogla dhe ta lini 5 minuta para përdormin në mënyrë që ajo të lëshojë të gjithë substancat shëruese.
6. Kanella
Kanella përmban coumarin, një përbërës shumë i fuqishëm për hollimin e gjakut. Warfarin, ilaçi më i përdorur si hollues gjaku është derivat i coumarin.
7. Ginkgo biloba
Ginkgo biloba është një pemë e lashtë kineze dhe në të njëjtën koha pema më e vjetër në botë. Gjethet e saj janë përdorur në mjekësinë tradicionale kineze për trajtimin e çrregullimeve me qarkullimin e gjakut, për të përmirësuar kujtesën dhe dhimbjet e këmbëve.
Ginkgo permban shume substanca të ndryshme të cilat ndahen në dy kategori kryesore Terpenoide ( te cilat ndihmojnë në rritjen e qarkullimit te gjakut) dhe Flavonoide (te cilat konsiderohen të jenë antioksidante të fuqishëm që ngadalesojnë plakjen e qelizave). Ai gjithashtu përmban edhe ginkgolide dhe bilobalide, roli i të cilëve është të parandalojnë formimin e mpiksjes së gjakut, dhe në të njejtën kohë rrit përmirësimin e qarkullimit venoz.
Përbërës të tjerë të pranishëm janë aminoacidet, të cilat u japin qelizave strukturën e tyre dhe luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e vlerave ushqyese si dhe proantocianidina, acid ginkgolik, acidi askorbiki dhe karotenoide. Përbërës tjetër i pranishëm është quercitina, e cila është një nga flavonoidet më të studiuara dhe një antioksidant më i fortë se vitamina E.
8. Ekstrakt i farave të rrushit
Ekstrakti i farave të rrushit mund të ketë përfitime potenciale për disa probleme me zemrën dhe enët e gjakut. Ai përmban antioksidantë që mbrojnë enët e gjakut dhe parandalojnë hipertensionin. Ato janë gjithashtu një hollues natyral i gjakut
9. Dong quai
Dong quai, e njohur si xhenseni femër, është një tjetër bimë kineze që ndihmon në reduktimin e mpiksjes së gjakut. Studimet kanë treguar se dong quai përmban coumarin, e njëjta substancë që ishte edhe te kanellë duke i bërë antikoagulantë të fuqishëm. Dong quai mund të hidhet në supe ose të pihet në formën e çajit bimor.
10. Bromelain
Bromelain është një enzimë që ndodhet tek ananasi dhe nga studimet ka rezultuar si shumë efektive në trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të problemeve me tensionin e lartë.
Studimet kanë treguar se bromelain mund të hollojë gjakun, dhe të pakësojë formimin e trombozës. Enzima ka gjithashtu veçori anti-inflamatore.
Gjithsesi shumë substanca natyrale mund të ndihmojnë në pakësimin e mpiksjeve të gjakut, por nuk mund të zëvendësojnë 100% ilaçet që hollojnë gjakun prandaj personat që kanë tromboza ose janë të prirura drejt trombozave duhet të marrin recetë nga mjeku.
Nëse merrni shumë nga përbërësit e mësipërm dhe ndërkohë pini edhe ilaçe për hollimin e gjakut atëherë këto të dyja mund të interferojnë dhe mund të keni gjakderdhje.
Burimi: Radio e Jashtme e Kinës CRI