Ja pse duhet të pijmë ujë mineral dhe si të zgjedhim ujin më të mirë
Cdo ditë e më shumë, po rriten në mënyrë dramatike sëmundjet neurologjike që lidhen me helmimin me alumin. Barriera gjak-tru, nuk e ndalon dot aluminin që të shkojë në shtresën gri të trurit. Cdo qelizë në trupin tonë, ka vetinë e apoptozës apo vdekjes qelizore.
Alumini i mbledhur në trup, ngadalëson këtë proces në kocka, zemër dhe tru. Prandaj në tru kemi sëmundje të ndryshme si Alzheimer, Parkinson, sëmundje autoimmune, autizëm etj. Alumini gjendet duke filluar nga antidjersat, enët e gatimit, letra e aluminit për kuzhinë dhe pjekje, cigare, vaksina, kozmetike, kremërat për diell, ilacet kundër mizave etj.
Mbase i injorojmë, por nanopartikulat e aluminit mund të ‘thithen’ nga rrugët e frymëmarrjes dhe të shkojnë në mushkëri, gjak dhe tru. Sipas dr. Chris Exley, ne kemi hyrë në epokën e aluminit. Ai i dedikoi dy dekada studimeve mbi aluminin, edhe pse shumë komentatorë të ndryshëm, ‘vdesin’ për të shpjeguar se si alumini është një mineral natyral në tokë dhe nuk lë pasoja.
Gjatë konferencës në 2011 mbi sigurinë e vaksinave, ai përmendi një nga mineralet natyrale të tokës, silicin. Sipas tij, silici nëse merret nga ushqimet apo uji, të shkojë në stomak dhe nga aty në gjak e pastaj në tru , duke u lidhur kështu me molekulat e aluminit dhe duke i nxjerrë ato jashtë qelizave nervore. Kjo shihet në urinën e këtyre pacientëve.
Pra kur të blini ujë mineral, kërkoni nëse ka silic në të. Zgjidhni gjithmonë atë që ka silic. Sipas dr. Exley, pirja e një uji mineral brenda një ore (1-1.5 litra), ka akoma më shumë efekt në largimin e aluminit nga truri. Përvec silicit, uji mineral duhet të përmbajë edhe magnezin, pasi pa silic, magnezi, vitamin k2 dhe kalciumi nuk bëhen dot pjesë e ndërtimit të kockave dhe kalcifikojnë indet e buta.
Burimi: Mësimet e Diolës