Ushqime

Ja pse duhet të konsumojmë frutat dhe perimet të ngrira

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se duhet të përpiqemi të konsumojmë, sa më shumë fruta dhe perime për një jetë të shëndetshme. Por çfarë duhet të bëjmë nëse frutat apo perimet që ne pëlqejmë, nuk janë në çdo stinë. Ky është momenti për t’i vendosur ato në ngrirje dhe t’i konsumoni në momentin që dëshironi. Kjo do të thotë që ju mund të shijoni, manaferrat ose pjeshkat edhe gjatë stinës së dimrit.

Hulumtimet kanë zbuluar se frutat dhe perimet e ngrira kanë më shumë vitamina se frutat e sapo këputura nga pema.
“Për sa i përket mënyrës se si njerëzit prej kohësh janë përpjekur të ruajnë ushqimet e tyre, ngrirja është cilësuar si një nga më të mira,” thotë autori i studimit Ali Bouzaro, gjithashtu edhe autori i një sërë recetave ushqimore.
Sipas tij është e rëndësishme të dimë se ngrirja e ushqimeve ka një sërë përfitimesh. Përveç ruajtjes së vitaminave dhe konsumimit të çdo lloj produkti në çdo kohë, ngrirja është mënyra më e mirë për të ruajtur vlerat ushqyese që ndihmon në mbrojtjen e shumë sëmundjeve. Në të njëjtin mendim me Bouzaro, Mary Ann Lila, drejtoreshë e Institutit për Shëndetin e Njerëzve në universitetin Shtetëror të Karolinës së Veriut. Ajo shprehet se konservimi në ngrirje i produkteve, është një zgjidhje shumë e vlefshme.

Artikull me interes :   Farat e domates, aspirina natyrale e trupit tonë

“Kryesisht frutat e ngrira, janë zgjedhur si një mënyrë komerciale që shërben për pjekjen e plotë të tyre. Ekspozimi i frutave dhe perimeve në ajër të ftohtë i ndihmon ato për ruajtjen e lendeve ushqyese, që në kushte normale do të degradohen. E njëjta gjë ndodh edhe me disa perime si kastravecët dhe domatet,” shpjegon Gene Lester një dietologe në Departamentin Amerikan të Ushqimit.
Gjithashtu, ajo shpjegon se nëse i marrim frutat dhe perimet shume të pjekura, ato i humbin vlerat ushqyese dhe vitaminat e nevojshme, kështu që pa e ditur në do të mund të humbasin 10 përqind deri në 50 përqind të vlerave ushqimore, që marrim prej tyre.

Artikull me interes :   Veçoritë e rralla të kripës së Himalajës

“Nga pikëpamja tregtare, është më mirë të konsumoni një frutë të cili e kemi marrë nga pema dhe e keni vendosur në ngrirje, se sa frutat që kalojnë ditë të tëra në kamionë sepse eksportohen në vende të ndryshme, e më pas në magazina, deri në momentin që arrijnë në dyqanet ushqimore. Humbja e lëndës ushqyese në prodhime të freskëta, ndodh si rezultat i ekspozimit ndaj oksigjenit gjatë transportit dhe magazinimit jo të ngrirë, i cili degradon lëndët ushqyese,” tha Lester.

Sipas Mario G. Ferruzi, profesor në Departamentin e Ushqimit në universiteti Shtetëror i Karolinës Veriore, shprehet se në moment që krahasojmë perimet e ngrira në një dyqan me perimet që marrim në një treg te madh, vëmë re menjëherë se produktet e ngrira kanë një përqindje më të lartë të lëndëve ushqyese sepse ato janë zgjedhur dhe përpunuar me cilësi të lartë, e më pas janë vendosur në ngrirje.

Artikull me interes :   Përdorimet e shumta të limonit

Lester shton gjithashtu se edhe në kuptimin e hierarkisë ushqimore, perimet edhe frutat të cilat i marrim nga tregu janë të mira vetëm nëse i konsumojë në moment, ndërkohë që kur ato janë të ngrira mund t’i konsumojmë në çdo kohë. / Burimi: GazetaSi.al