I vendos në qafë bllokuesin e biçikletës, por kishte harruar kombinimin e bravës
Një nënë e re hyri në një stacion policie në Huai’an, Provinca Jiangsu në Kinë, me një “gjerdan” të çuditshëm rreth qafës së saj, një bllokues biçikletash. Ajo i tha policëve atje se djali i saj po luante me bllokuesin pranë saj ndërsa ajo po pastronte banjën kur ai papritmas ia vuri në qafë dhe e mbylli.
Në fillim ajo nuk e mendoi si problem, pasi ishte bllokuesi i saj dhe ajo e dinte kodin e zhbllokimit, por pas pak zbuloi që djali e kishte ndryshuar dhe tani asnjëri prej tyre nuk e dinte kombinimin e saktë për ta zhbllokuar.
Policia ekzaminoi bllokuesin por pa kodin e zhbllokimit ata nuk mund të bënin shumë për të ndihmuar gruan, kështu që ata thirrën një ekip zjarrfikësish lokalë. Pasi i vendosën një peshqir të vogël midis qafës së gruas dhe bravës së biçikletës, ata nisën ta prenin me gërshërë duke e hequr bllokuesin pa i shkaktuar dëmtime nënës.
Burimi: Bioutiful.al