Receta

I thjeshtë, i shpejtë dhe i shëndetshëm: Burger me vezë dhe avokado

Përbërësit:

▪ Bukë burger-i
▪ ½ avokado e qëruar
▪ 1 vezë
▪ Lëng limoni
▪ Kripë
▪ Piper
▪ Vaj ulliri

Përgatitja:

Fillimisht vendosni avokadon në një enë të vogël bashkë me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. Përziejini mirë.

Vendosni bukën për t’u thekur.

Skuqni vezën sy.

Shtroni masën e avokados në bukë.

Shtoni vezën.

Shërbejeni të ngrohtë.

Këshillë: Nëse nuk keni asnjë problem me kaloritë e recetës, mund të shtoni çdo lloj kaçkavalli.

Burimi: Telegrafi