Evente

Panairi HoReCa® Albania 9-11 Mars në Pallatin e Kongreseve

HoReCa® Fair Albania tashmë është kthyer në tradite. Pregatitjet për edicionin e pestë vazhdojnë me ritme intensive nga stafi ynë. Edicioni i 5të do të zhvillohet në datat 09-11 Mars 2018 në qëndrën më të njohur për zhvillimin e panaireve ne vënd, Pallati i Kongreseve. Parashikojmë që të kemi mbi 110 kompani pjesemarrëse në HoReCa 2018, afro 40% e të cilëve ekspozues ndërkombëtarë.

Në vetëm katër edicione të kaluara, HoReCa është kthyer në liderin absolut për ekspozimin e kompanive të këtij segmenti në vënd, një vënd për takime eskluzive midis kompanive prodhuese apo shërbyese dhe klienteve më të mirë, qofshin grosistë apo klientë final. Në HoReCa, kompanitë krijuan sinergji të reja, më shumë se kliente, krijuan nje të ardhme ndryshe.

Artikull me interes :   “Festa e Rakisë” në Boboshticë fton turistët këtë fundjavë për të shijuar prodhimet bio

Në 2018, panairit HoReCa i bashkëngjitet PackTechExpo®, një event i përmasave ndërkombëtare me atraktivitet të lartë i cili do të ndikojë pozitivisht në rritjen e verave të pjesëmarrjes në HoReCa 2018.

Falë fushatës promocionale që Event Market shpk ka pregatitur për HoReCa dhe PackTechExpo, mijëra vizitorë profesionistë nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, do të na vizitojnë, duke e kthyer Tiranën në datat 09-11 Mars 2018, në kryeqytetin e pritjes së profesionisteve.