Ushqime

Hikrra, një nga ushqimet më të shëndetshme që nuk po hamë

Hikrra është jashtëzakonisht popullore në Kinë, ku është kultivuar që prej shekullit të 10-të deri në atë të 13-të. Ajo është një superushqim falë përmbajtjes së lartë të mineraleve dhe antioksidantëve. Një nga përfitimet e saj është përmirësimi inivelit të sheqerit në gjak.

Hikrra është një drith që sot rritet kryesisht në hemisferën veriore, sidomos në Rusi, Kazakistan, Kinë dhe Europën Qendrore dhe Lindore.

Karbohidratet janë përbërësi kryesor dietik i hikrrës, por ky drith përmban edhe proteina, minerale të ndryshme dhe antioksidantë. Vlera ushqyese e hikrrës është shumë më e lartë se ajo e disa drithërave të tjerë.

Vlera për 100 gram hikërr:

Kalori: 343

Uji: 10%

Proteina: 13.3 gram

Karbohidratet: 71.5 gram

Sheqeri: 0 gram

Fibër: 10 gram

Yndyrë: 3.4 gram

Karbohidratet

Ajo përmban fibra duke u bërë një ushqim shumë i mirë për zorrën e trashë.

Po ashtu ky drith përmban mangan, mineral shumë i domosdoshëm për metabolizmin, rritjen, zbvillimin etj. Hikrra përmban bakër, mineral që mungon në dietën perëndimore.

Magnezi i cili mund të ulë rrezikun për sëmundje kronike si diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet kardiovaskulare. Hikrra përmban hekur, mungesa e të cilit çon në anemi, një problem që redukton kapacitetin e transportimit të oksigjenit në gjak.

Po ashtu hikrra përmban

  • Rutin- Antioksidanti kryesor tek ky drith është rutina mund të ulë rrezikun për kander dhe mund të përmirësojnë inflamacionin, tensionin e gjakut dhe undurnat në gjak.
  • Kuercetinë – Ky përbërës ndodhet tek shumë perime. Ajo është një antioksidant që i sjell shumë përfitime shëndetit, përfshi uljen e rrezikut për prekjen nga kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Artikull me interes :   Ananasi, një koncentrat i vetive dhe dobive në ushqim dhe kozmetikë

Përfitimet shëndetësore të hikrrës

Ashtu si pseudocealet e tjera, hikrra sjell një numër përfitimesh.

-Kontroll i përmirësuar i sheqerit në gjak

Me kalimin e kohës, nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të çojnë në sëmundje të ndryshme kronike si diabeti tip 2.

Kështu, mbajtja nën kontroll e rritjes së sheqerit në gjak pas ngrënies është i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të mirë.

Hikrra gjithashtu mund të promovojë shëndetin e zemrës, falë elementeve që përmban, magnezi, bakri, fibra dhe proteina të caktuara.

Hikrra gjithashtu përmirëson nivelin e yndyrnave në gjak, të cilat njihen si një nga shkaktarët e sëmundjeve të zemrës.

Një studim te 850 të banorë kinezë lidhi marrjen e hikrrës me tensionin e ulët të gjakut dhe një profil të përmirësuar të lipideve të gjakut, duke përfshirë nivele më të ulëta të kolesterolit LDL (të keq) dhe nivele më të larta të kolesterolit HDL (të mirë). Ky efekt mendohet se vjen nga një lloj proteine që lidh kolesterolin në sistemin tuaj të tretjes, duke parandaluar thithjen e tij në rrjedhën e gjakut.

Hikrra mund të parandalojë formimin e gurëve në tëmth

Ushqime të pasura në fibra të patretshme si ushqimi në fjalë kanë një efekt parandalues për formimin e gurëve në tëmth. Kjo mendohet të jetë në sajë të përshpejtimit të kohës së tranzitit të ushqimit në aparatin tretës dhe të uljes së prodhimit të acideve biliare.

Artikull me interes :   Çfarë janë Super Foods?

Ajo gjithashtu lufton kancerin e gjirit- Përmbajtja e lartë në fibra (4,6gr/1 kupë), e cila është edhe më e lartë se e tërshërës, e bën hikrrorin një ushqim të çmuar për gruan. Sipas kërkimeve shkencore, konsumi i dietës së pasur në fibra (>30gr/ditë), mund të ulë rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit deri në 54% tek gratë para menopauzës.

Ushqim i përsosur për muskujt

Përbërja në minerale, si magnez, hekur, zink, në vitamina B si folatet dhe në proteina (6gr për 1 kupë) e bën hikrrorin të jetë një ushqim ideal për muskujt, për rritjen dhe rikuperimin e tyre nga aktiviteti fizik.

Në librin e Doktor Mozz-it, hikrra rekomandohet për njerëzit e grupit të gjakut A si të “dobishme“ dhe shënohet si “neutral”, për njerëzit e grupit zero. Grupet e gjakut B dhe AB duhet ta shmangin atë, pasi është e dëmshme.

Doktor Mozzi këshillon të mos konsumohet gjatë orëve të mbrëmjes. Veçanërisht ata që kanë probleme të glicemisë, siç janë diabetikët e tipit 1 dhe tipit 2, duhet të moderojnë përdorimin e kësaj drithe dhe gjithmonë ta shmangin atë në orët e mbrëmjes.

Këshilla e Doktor Mozzi

Siç kemi parë, hikrra nuk është një drithë e përshtatshme për të gjithë, në fakt është e dëmshme për njerëzit e grupit B dhe AB.

Artikull me interes :   Ketchup mund të sjellë crregullime në mëlçi, pankreas, sistemin imunitar dhe tru

Në këto raste, dhe në rast të mbipeshës, konsumi i hikërrorit, si ai i të gjitha drithrave në përgjithësi, duhet të moderohet, nëse nuk shmanget tërësisht, të paktën derisa vlerat të jenë brenda normës.

Hikrra gjithashtu ka vetinë e rritjes së temperaturës së trupit. Për këtë arsye është një drithë shumë e përshtatshme për muajt e ftohtë (vjeshtë – dimër), ndërsa duhet të shmanget me ardhjen e verës dhe të nxehtësisë.

Si ta përdorni hikrrën?

Hikrra ka pak kohë që ka hyrë në tregun shqiptar. Recetat për të janë të ndryshme. Mund ta zieni për rreth 10 minuta, ta kulloni dhe më pas ta përdorni në sallata të ndryshme të ftohta, duke shtuar perimet që pëlqeni, djathëra apo gjithë ç’doni! Mund të bëni me të zupë, qofte apo forma të tjera të ngjashme me recetat e rizotove. Hikrra mund të jetë edhe miell, pra mund ta bluani dhe të përgatisni me të brumë për bukë, për krepa, pite të ndryshme etj.

Burimi: China Radio International