Kuriozitete

Hëngri 76 hot-dog për 10 minuta, amerikani thyen rekord botëror

Amerikani Joey Chestnut ka thyer rekordin e tij botëror pasi hëngri 76 hot-dog për 10 minuta. Joey Chestnut ka fituar për herë të 14 konkursin tradicional ndërkombëtar të konsumimit të hot-dog, i cili zhvillohet çdo vit më 4 korrik me rastin e festës kombëtare në SHBA.

Chestnut kishte vendosur para dy vitesh rekordin me 75 hot-dogë për 10 minuta. Ndrësa, vitin e kaluar konkursi nuk u mbajt për shkak të pandemisë.

Konkursi nuk u realizua si gjithmonë jashtë restorantit “Hot Dogs Nathans”, por u realizua në një fushë bejsbolli, e cila kishte 5000 spektatorë.

“Jam shumë i lumtur që në konkurs kishte publik. Edhe pse nuk ndihesha rehat, më pëlqente që publiku me motivonte dhe më jepte kurajon për të vazhduar”.

Artikull me interes :   Kapet pranë Bunës, peshkaqeni 6.5 metra i gjatë

Burimi: Shqiptarja