Si të parandalojmë helmimet nga ushqimi
Helmimi nga ushqimi është kryesisht më i përhapur gjatë verës pasi temperaturat e larta ndikojnë në shumimin e mikrobeve dhe shoqërohet me të vjella, diare, ethe, dhimbje stomaku dhe temperaturë.
Higjena është shumë e rëndësishme ndaj lajini duart gjithmonë përpara ngrënies dhe enët me ujë të nxehtë dhe detergjentët përkatës.
Helmimi nuk shkaktohet vetëm nga mishi por edhe nga frutat dhe perimet. Lani frutat, perimet dhe sidomos sallatën dhe përbërësit e saj përpara se t’i shërbeni në tavolinë.
Kujdes me datat e skadencës. Mos përdorni asgjë nga ushqimet që afati i përdorimit u ka kaluar dhe bëni kujdes për mykun, aromat që vijnë nga ushqimi i prishur.
Tregoni kujdes edhe nga ushqimet që janë ekspozuar për shumë kohë në ambjent të hapur.
Përsa i përket ushqimeve të detit, tek disa prej tyre si psh gocat e detit, kanë shumë baktere që i rezistojnë temperaturës së lartë.
Edhe peshqit mund të përmbajnë baktere për shkak të ushqimit që kanë ngrënë madje ndonjëherë, mikrobet zhvillohen nëse peshqit nuk janë magazinuar siç duhet.
Duhet të tregoni kujdes edhe nga gatimet që tregëtohen në treg të hapur si nëpër festa e panaire, të jenë të freskëta, të gatuara në çast e të shërbyera në pjata të pastra.
Kujdes
Nëse simptomat nuk përmirësohen brenda 24 orëve, atëherë duhet të kërkoni pa humbur kohë ndihmën mjekësore.