Gjashtë hapa praktikë për konsumimin e sigurtë të frutave dhe perimeve të freskëta
Kontrollo
- Kontrolloni për t’u siguruar se frutat dhe perimet e freskëta që ju blini nuk janë të shtypur ose të dëmtuar.
- Kontrolloni që frutat dhe perimet e freskëta të prera si sallatat dhe pjeprat e prerë të cilat janë të paketuara, të jenë në frigoriferin e dyqanit para se ti blini. Mos blini artikuj të freskëta të prerë që nuk janë në frigorifer.
Pastro
- Lani duart me ujë të ngrohtë dhe sapun të paktën 20 sekonda para dhe pas trajtimit të frutave dhe perimeve të freskëta.
- Pastro të gjitha sipërfaqet dhe enët e kuzhinës me ujë të nxehtë dhe sapun, duke përfshirë dërrasën ku bëhet prerja, veglat e qërimit dhe thikat që do të prekin frutat ose perimet e freskëta para dhe pas përgatitjes së ushqimit
- Shpëlaji frutat dhe perimet e freskëta nën ujë të rrjedhshëm, duke përfshirë
ato me lëkurë dhe lëvore që nuk janë të ngrënshme. Frutat dhe perimet e ambalazhuara të cilat kanë emërtimin në etiketë “gati për të ngrënë”, “të larë” ose”Larë trefish” nuk duhet të lahen. - Fërkoje fortë lëkurën e frutave dhe perime nën ujë të rrjedhshëm ose pastroje me një furçë perimesh të pastër ndërsa i shpëlan me ujë të rrjedhshëm
- Thaji ftutat dhe perimet me një peshqir të pastër ose letër
- Asnjëherë mos përdorni pastrues ose zbardhues për të larë frutat ose perimet e freskëta. Këto produkte nuk janë të menduara për konsum.
Ndaj
- Kur bëni pazar, sigurohuni që frutat dhe perimet e freskëta të jenë të ndara nga kimikatet shtëpiake dhe ushqimet e papërpunuara të tilla si mishi, shpendët dhe prodhimet e detit në qeske në veçanta.
- Mbani frutat dhe perimet e freskëta të ndara nga mishi i gjallë,shpendët apo prodhimet e detit në frigoriferin tuaj.
- Ndani frutat dhe perimet e freskëta nga mishi, shpendët dhe prodhimet e detit. Mos e përdorni të njëjtin dërrasë në të cilën bëhet prerja pa e pastruar me ujë të ngrohtë dhe sapun përpara dhe pas përgatitjes së frutave dhe perimeve të freskëta
Gatuaj
- Gatuaj ose hidhni frutat apo perimet që kanë prekur mishin e papërpunuar, shpendët, prodhimet e detit apo lëngjet e tyre.
Ftoh
- Ftohni në frigorifer të gjitha prerjet, lëkurat e frutave dhe perimeve të freskëta të gatuara,brenda dy orëve.
Hidhni / flakni
- Hidhni frutat dhe perimet e freskëta që nuk kanë qenë në frigorifer brenda dy orëve të prerjes, heqjes së lëkurës apo gatimit
- Hiqni dhe hidhni pjesët e mavijosura ose të dëmtuara të frutave dhe perime përpara se të gatuhen ose të hahen të papërpunuara
- Hidhni çdo frut apo perim që nuk do të gatuhet në qoftë se ajo ka prekur mish të papërpunuar, shpend apo prodhim deti
- Nëse keni ndonjë dyshim, hidhini!
Bëje Sigurinë e Ushqimit Një Prioritet
Ekspertë të shëndetit dhe të ushqyerit vazhdojnë të rekomandojë shtimin e sa më shumë frutave dhe perimeve në një dietë të shëndetshme ditore dhe është shumë e rëndësishme që konsumatorët të dinë se si ti trajtojnë ato si duhet – jini në çdo moment të kujdesshmëm si për pastrimin ashtu dhe përpunimin e përdorimin e tyre.
Burimi: Autoriteti Kombëtar i Ushqimit