Ushqime

Gjakderdhja nga dhëmbët është shenjë paralajmëruese

Nëse vëreni gjak kur pështyni pasi keni larë dhëmbët, atëhere kjo është një shenjë paralajmëruese që diçka nuk shkon në organizmin tuaj.

Nuk ka rëndësi mënyra se si vihet re gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve por sipas ekspertëve të Shëndetësisë kjo është një shenjë paralajmëruese , duke treguar inflamacion të gengivave ose një inflamacion të periodontit. Në rastin më të keq , pasoja është humbja e dhëmbit

Nga mishrat e shëndetshëm nuk rrjedh gjak. Ato kanë një ngjyrë të zbehtë rozë dhe një profil të valëzuar. Mishrat e sëmurë dhe të inflamuar kanë ngjyrë të kuqe të errët , janë të butë dhe të ndjeshëm. Ata rrjedh gjak lehtë dhe kane erë të pakëndshme.

Artikull me interes :   Pse ushqimet e mbetura nuk duhet të mbështillen kurrë në letër alumini

Sipas ekspertëve të Shëndetësisë, shkaku kryesor i këtij inflamacioni i cili shoqëron gjakderdhjen e mishrave është higjiena orale e varfër. Pllaka bakteriale formohet mbi dhëmbët që janë pastruar dobët ose të papastruar. Hendeku në mes të dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve është veçanërisht në rrezik .

Pllaka bakteriale ekskreton produkte të dëmshme metabolike të quajtura endotoksina të cilat nxisin përgjigje imunitare . Kjo përgjigje imunitare nga ana tjetër shkakton inflamacion , i cili – edhe pse bakteret janë shkatërruar, çon në të largim ose tërheqje të mishrave . Nëse infeksioni mbetet i patrajtuar, ai sulmon periodontitin dhe në fund nofullën.

Ekspertët thonë po ashtu se krahas higjienes jo të duhur orale , faktorët e rrezikut për zhvillimin e gjakderdhjes së gengivave , gengivitit dhe sëmundjes periodontale janë pirja e duhanit , diabeti mellitus , ndryshimet hormonale gjatë shtatzënisë apo frymëmarrje e zgjatur përmes gojës.

Artikull me interes :   Ushqimet që mund të konsumohen edhe pas datës së skadencës

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare