”Fruti i mrekullisë” për urinë në botë
Një frut që ka shijen e mishit mund të shpëtojë miliona njerëz nga uria. ”Fruti i mrekullisë” i njohur si jackfruit është fruti më i madh në botë dhe rritet në Azinë Jugore dhe Juglindore.
Një frut i vetëm që peshon 4.5 deri në 45 kilogramë përmban qindra fara që janë të pasura me kalcium, proteina, hekur dhe kalium.
Ky frut mund të jetë i mjaftueshëm për një familje për një vakt të tërë.
Studiuesit thonë se fruti mund të zëvendësojë grurin dhe drithërat që janë të kërcënuara nga ndryshimet klimatike.
”Projekti i Jackfruit” ka filluar nga sipërmarrësit 23 vjeçar Jordan Grayson dhe Abi Robertson të cilët kanë zëvëndësuar në ushqim mishin me frutin.
”Është më mirë për ju sesa mishi”,thanë Grayson dhe Robertson për Daily Mail.