Keni dëgjuar për “fobinë ushqimore”? Një 12-vjeçar hëngri vetëm bukë të bardhë dhe kos me fruta për një dekadë
Ashton Fisher, një 12-vjeçar nga Britania e Madhe kaloi mbi një dekadë duke jetuar vetëm në një markë specifike të bukës së bardhë dhe kosit të frutave para se të diagnostikohej me fobi ushqimore.
Fëmijët duke u rritur kërkojnë një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, por të mendosh që ky djalë nuk ka patur asgjë për tu shqetësuar, kjo do të ishte një nënvlerësim i madh.
Që kur ishte dy vjeç, djali frikësohej dhe fillonte të qante sa herë që prindërit e tij përpiqeshin t’i jepnin të hante. I vetmi ushqim që pranonte ishte një lloj bukë të bardhë, kosi me luleshtrydhe dhe bananet.
“Ne kemi qenë të shqetësuar për djalin pasi ai nuk po merrte asnjë nga lëndët ushqyese që i nevojiteshin, por ai fizikisht nuk ishte në gjendje të hante asgjë tjetër” tha nëna e Ashton.
Familja e tij nuk shtroi kurrë një darkë të Krishtlindjeve, sepse djali nuk mund të duronte erën e ushqimeve të tjera, dhe fobia e tij po ndikonte në jetën e tij shoqërore, pasi ai nuk mundej të hante në shkollë bashkë me shokët e klasës dhe mund të shkonte në festat e ditëlindjeve.
Për fat të mirë, në korrik të këtij viti, prindërit e çuan Ashtonin për një konsultë te një specialist i çrregullimeve të të ngrënit, Felix Economakis, i cili, me të dëgjuar historinë e tij, e diagnostikoi atë me Çrregullim dhe Kufizim i Marrjes së Ushqimit (ARFID). Me trajtimin e duhur, 12-vjeçarin nisi të provojë ushqime të reja, edhe pse ato nuk ishin më të shëndetshmet.
Tani, në vend të bukës së bardhë të thjeshtë, Ashton është i gatshëm të hajë edhe sanduiçe me proshutë dhe gjithashtu ka provuar një mishra të pjekur, patatina dhe copa pule.
Edhe pse mund të mos kishit dëgjuar më parë për fobinë ushqimore, Ashton Fisher nuk është i vetmi person që vuan nga kjo fobi, pasi njihen raste kur një vajzë kishte ngrënë vetëm pica Margherita për 8 vjet ose një burrë në Belgjikë që kishte ngrënë patate të skuqura për darkë për më shumë se 32 vjet.
Burimi: Metro