Pije

Finlanda prodhon kafe në laborator, po testohet për shijen

Me një kërkesë në rritje dhe një seri sfidash me të cilat po përballet prodhimi tradicional i kafesë, shkencëtarët finlandezë kanë njoftuar se kanë prodhuar me sukses qeliza kafeje në një bioreaktor, përmes agrikulturës qelizore që sipas tyre ka aromën dhe shijen e kafesë së zakonshme.

Shumë fermerë në vendet prodhuese të kafesë po përjetojnë efektet negative të ndryshimeve të klimës, që përbëjnë një shqetësim akut për industrinë multimiliardere të kafesë.

Gjithashtu, kërkesa e lartë për kafe kërkon më shumë sipërfaqe për të prodhuar farat e kafesë, gjë që çon drejt shpyllëzimit.

Por, shkencëtarët në Qendrën e Kërkimeve Teknike në Finlandë mund të kenë gati alternativën. Qendra po zhvillon prodhimin e kafesë përmes qelizave bimore në laboratorët e saj. Gjatë procesit, kulturat qelizore që hyjnë në bioreaktor mbushen me një ushqyes mesatar dhe përdoren për të prodhuar produkte me bazë bimore.

Artikull me interes :   Në Zvicër hidhet në treg birrë me simbolin e shqiponjës

Në këto kushte natyrshëm lind pyetja, a mundet që kafeja e laboratorit ta kalojë testin e shijes?

“Sigurisht që jo në nivelin 100%. Ajo ka shijen e disa llojeve të kafesë të kombinuara, por nuk kemi arritur ende në përshtatjen sipas kërkesës së tregut. Megjithatë, për momentin, ajo ngjason me kafen”, u shpreh Heikki Aisala nga Qendra e Kërkimeve Teknike në Finlandë.

Sipas shkencëtarëve finlandezë, kafeja e rritur në laborator do të sjellë një sërë përfitimesh si reduktimin e përdorimit të pesticideve dhe fertilizuesve, si dhe uljen e transporteve. Gjithashtu, produkti i shumëkërkuar nuk do të varet më nga stinët apo tek faktorë të tjerë mjedisorë.

Burimi: Euronews