Ushqime

Fiku, fruti i ëmbël i verës, plot vitamina e minerale

Fiku është një frut të cilin e gjejmë lehtësisht gjatë periudhës së verës. Përdoret i freskët, i thatë, si dhe i përpunuar në produkte të ndryshme si marmelatë apo reçel.

Në treg gjejmë disa varietete fiqsh që ndryshojnë jo vetëm në ngjyrë por edhe në shije. Megjithatë, të gjitha llojet e fiqve janë të pasur me fibër dietike, minerale si kaliumi, kalciumi, magnezi, hekuri, bakri dhe vitaminat A, B, C dhe  E.
Fiqtë, veçanërisht ato të thatët janë të pasur me kalcium, që është një nga përbërësit më të rëndësishëm që ndihmojnë kockat dhe mbajnë larg sëmundjen e osteoporozës.

Studimet kanë treguar se një dietë me fiq ndihmon në: rregullimin e presionit të gjakut, mbipeshën, parandalon sëmundjet e zemrës, dhimbjet e fytit, antidiabetike, parandalon kancerin tek gratë, etj.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare