KëshillaShëndet

OBSH: Të mbrojmë fëmijët nga reklamat e ushqimeve të thata

Reklamat e ushqimeve të thata dhe pa vlera ushqyese janë përhapur masivisht. Zhvillimi i teknologjisë ka bërë që këto reklama të transmetohen jo vetëm në televizion, por edhe në mediat sociale. Mirëpo, prindërit dhe shoqëria duhet t’i mbrojë fëmijët nga përhapja e këtyre reklamave ne mediat sociale. Ky shqetësim ngrihet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Raporti i OBSH-së paralajmëron prindërit, të cilët shpesh herë nuk janë në dijeni të numrit të madh të reklamave që kanë në shënjestër fëmijët. Gjithashtu OBSH kritikon qeveritë për dështimin e mënyrës si përdoret revolucioni i medias.

Çdo ditë të gjithë shohim në media reklama për produkte të ndryshme që tërheqin fëmijët, siç janë patatinat, çokollatat, biskotat, pijet e shumë të tjera. Këto ushqime kanë përbërje të larë të yndyrave, kalorive e sheqernave dhe sigurisht që janë të dëmshme për fëmijët, por përsëri si target kanë po ata, fëmijët.

Artikull me interes :   Si ta bëni fëmijën të hajë fruta dhe perime kur nuk i do

Mjekët po ngrenë çdo ditë shqetësimin në lidhje me shtimin e fëmijëve obezë dhe për të shmangur këtë ata kanë kërkuar që të merren masa të rrepta.

Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë kritikon edhe mënyrën se si promovohen këto produkte jo të shëndetshme në media.

Menaxheri i programit për ushqimin, aktivitetin fizik dhe obezitetin në OBSH Joao Breda tha për BCC se prindërit nuk e kuptojnë se fëmijët janë shumë herë më të ekspozuar nga këto reklama në mediat online sesa në ato tradicionale si televizioni.

“Prindërit ndonjëherë nuk e kuptojnë se fëmijët e tyre janë të ekspozuar. Mediat online janë më të rrezikshme se ato tradicionale”, tha ai.

Artikull me interes :   Molekula që ul tensionin e gjakut, ju mbron nga sulmet në zemër dhe COVID-19

Disa shtete, si Britania e Madhe kanë vendosur disa rregulla për t’i mbrojtur fëmijët nga reklamat e ushqimeve të thata. Ata nuk lejojnë transmetimin e tyre gjatë kohës që fëmijët shohin televizion, por revolucioni i medias ka bërë që të gjitha këto taktika të dështojnë. Fëmijët mund t’i shohin këto reklama kudo në mediat online.

Burimi: Gazeta-Shqip.com