LëngjeUshqime

Fakte të ndryshme për qumështin

Qumështi është një lëng i prodhuar nga gjinjtë e gjitarëve, i pandashëm për rritjen e të vegjëlve, si dhe pjesë përbërëse e ushqyerjes sonë. Më poshtë do të njiheni me disa informacione interesante rreth qumështit…

  • Pasi të keni ngrënë ushqim pikant këshillohet të pini qumësht, sepse ai përmban një proteinë që i ftoh qelizat e shijes në gjuhë.
  • Duhen 5 litra qumësht për të bërë një gjysmë kilogram djathë, 10 litra qumësht për të bërë një kilogram gjalpë dhe 6 litra qumësht për të bërë një kilogram akullore.
  • Qumështi i devesë përmban një proteinë që quhet insulinë, e cila ndihmon për sëmundjen e diabetit.

Qumështi është një nga përbërësit më të rëndësishëm të ushqyerjes sonë. Ai është i pandashëm te fëmijët e lindur prej pak kohësh, njëkohësisht i dobishëm edhe për të rriturit, përderisa bëhet fjalë për një lëng më shumë se energjik, i mirë dhe që përmban kripëra minerale të rëndësishme si kalciumi. Për këtë, janë të shumtë ata që e pinë çdo mëngjes. Por, a jeni të sigurt se dini vërtet gjithçka për qumështin? Më poshtë do të lexoni disa kuriozitete që ka shumë mundësi që të mos i dini për qumështin.

Një këlysh qeni nuk do të mund të mbijetonte me qumështin e një lope

Mund t’ju ketë ndodhur që kur keni gjetur në rrugë një qenush të vogël, keni dashur ta ushqeni duke i dhënë qumësht lope. Rezultatet nuk mund të kenë qenë të kënaqshme, pasi ky lloj qumështi është i varfër nga përmbajtja e substancave ushqyese, nëse do ta krahasonim me atë të qenit dhe të maces, i cili përmban dyfishin e proteinave dhe yndyrave. Ndaj ushqyerja e një koteleje ose e një këlyshi me qumësht lope, nuk do të ishte e mjaftueshme. Cila është zgjidhja? Thyeni dy kokrra vezë për çdo litër qumësht, nëse do t’ju duhet të ushqeni kafshë të tilla.

Artikull me interes :   Frutat e thata, zëvendësuese të ushqimeve të dëmshme midis vakteve

Edhe zogjtë prodhojnë qumësht

Kafshët e klasifikuara si gjitarë ndahen kështu prej faktit se të vegjlit e tyre i ushqejnë me qumësht, që prodhohet nga gjinjtë, gjë që kafshët e tjera nuk e bëjnë. Dhe kjo është e vërtetë, pasi gjëndrat e qumështit janë një tipar dallues i disa gjitarëve.

Por disa zogj, si për shembull pëllumbat, si duket e kanë “vjedhur idenë” për të ushqyer të vegjlit e tyre dhe kanë krijuar një mënyrë paksa të veçantë, një sekrecion të ashtuquajtur “qumësht fyti” (edhe pse nuk është qumësht), shumë ushqyes, të cilin, siç kuptohet, e sekretojnë nga fyti i tyre për më të vegjlit e folesë, të cilët nuk arrijnë të ushqehen me asgjë tjetër. Është paksa e çuditshme kur e mendojmë, por ajo është mënyra e tyre e ushqyerjes.

Artikull me interes :   10 përbërësit ushqyes që shkaktojnë depresion e luhatje humori

Qumështi përmban rreth 4% yndyrë

Nëse nuk e pini qumështin e lopës, sepse mendoni se është me shumë yndyrë, me siguri nuk e dini se sa yndyrë ka në të vërtetë ai. Mjafton të lexoni etiketat e të dhënave për të zbuluar se qumështi përmban 3,8% yndyrë, ndaj pirja e një litri qumësht është e barabartë me katër gramë vaj. Pra, një lugë çaji.

Ekziston një qumësht i cilësisë së lartë

Nëse jeni mësuar të pini qumështin e blerë në supermarket ose në ndonjë fabrikë, ka shumë mundësi të mendoni se shija e qumështit është gjithnjë e njëjtë. Por nuk është kështu! Shija e tij ndryshon në varësi të stinës, ushqimit që ka ngrënë lopa dhe në bazë të yndyrës. Në veçanti, për sa i përket kësaj të fundit, në treg ekziston qumështi me një cilësi të lartë, me më shumë yndyrë e proteina dhe që është më i shijshëm sesa qumështi normal. Ai përdoret në baret që bëjnë kapuçino shumë të mirë. Kushton më shumë sesa të tjerët, por sa ta provoni, do ta kuptoni menjëherë diferencën.

Lopa nuk bën qumësht përgjatë gjithë vitit

Janë të shumtë ata që mendojnë se lopa bën qumësht gjatë gjithë vitit, pa ndërprerje, por nuk është kështu. Mjafton të mendohet se për çfarë shërben ai së pari: për të ushqyer viçin.

Artikull me interes :   Ushqimet që zhbllokojnë arteriet në mënyrë natyrale

Për këtë, përpara se të prodhojë qumësht, një lopë fillimisht duhet të jetë e mbarsur për nëntë muaj. Ajo mund të japë qumësht për nëntë muaj dhe të fillojë sërish ciklin.

Qumështi juaj është ai “i vjedhuri”

Kjo pikë lidhet pashmangshmërisht me atë pararendësen, pasi siç e përmendëm, qumështi i lopës është i rëndësishëm edhe për rritjen e të voglit të saj. Por nëse e konsumojmë ne, si mund të pijë edhe viçi?

Në të kaluarën, fermerët përdornin metodën 50 me 50, pra qumështin e përfituar nga lopa e ndanin në dy pjesë, një për të voglin e saj dhe pjesën tjetër për veten. Ndoshta tashmë kanë dalë metoda të tjera, nëpërmjet të cilave viçave u lihet më pak qumësht nga nëna e tyre.

Kështu që sa herë që pini një gotë me qumësht, mendoni se ndonjë viç është privuar nga fati për ta shijuar, duke ia zënë vendin, sigurisht pa dijeni.

Burimi: Gazeta-Shqip.com