Shëndet

Erëzat që përshpejtojnë ardhjen në formë

Para së gjithash, asnjë përbërës ushqimor nuk i largon mrekullisht kilogramët e tepërt. Për rezultate sa më të mira të dobësimit, është e nevojshme të aplikoni shprehi të shëndetshme të ngrënies dhe të ushtroni rregullisht. Megjithatë, ekzistojnë erëza me të cilat ushqimi juaj mund të jetë më i shëndetshëm dhe mund ta përshpejtojë metabolizmin tuaj.

Edhe në qoftë se nuk shihni rezultate të dobësimit, duhet ta dini se këto erëza do ta përshpejtojnë konsumin e yndyrave dhe do të ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Sheqeri stabël në gjak do të thotë më pak dëshirë për ushqime dhe kontroll më të mirë të oreksit.

Artikull me interes :   Gjumi i tepërt ju rrezikon nga disa sëmundje

Shafrani

Shafrani përmban kurkuminë, një komponent aktiv që ndikon drejtpërdrejt në mënyrën që trupi e përdor yndyrën. Shafrani e rregullon nivelin e insulinës dhe leptinës. Një studim ka treguar se konsumimi i rregullt i shafranit mund ta rregullojë nivelin e oreksit dhe të ndihmojë në parandalimin e inflamacionit kronik në trup. Ekspertët rekomandojnë një dozë ditore prej 100 deri 200 miligramë të shafranit.

Specat djegës

Çdo erëz që stimulon djersitje, dhe specat djegës e bëjnë këtë, në fakt e inkurajon edhe metabolizmin. Studimet kanë treguar se specat djegës mund ta rregullojnë nivelin e ghrelinës, një hormon që e nxit formimin e ndjenjës së urisë.

Specat djegës mund ta stimulojnë shpërbërjen e yndyrave dhe të ndihmojnë në parandalimin e akumulimit të qelizave yndyrore. Në gjella shtoni sa më shumë që mund të duroni speca djegës.

Artikull me interes :   Ju dridhet qerpiku i syrit? Ja përse ju ndodh

Kanella

Kjo erëz e shijshme mund ta rregullojë ndjeshmërinë e trupit ndaj insulinës dhe në këtë mënyrë gjithashtu ta rregullojë nivelin e sheqerit në gjak. Kanella mund të ndihmojë në parandalimin e akumulimit të yndyrës, veçanërisht në pjesën e barkut.

Një studim i shkencëtarëve amerikanë ka treguar se vetëm një lugë çaji kanellë në ditë është e mjaftueshme për të ndier ndryshime pozitive në rregullimin e oreksit dhe për ta zvogëluar përqindjen totale të indeve dhjamore.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare