Ushqime

Erëzat pikante na ofrojnë jetëgjatësi.

Rezutatet e një studimi të bërë në universitetin “Vermont” kishin përfshirë 16,000 meshkuj në SHBA tregoi se personat që konsumojnë ushqime pikante rrezikohen me rreth 13 për qind më pak nga vdekja e parakohshme, falë kapsaicinës që përmbajnë specat djegës, e cila ndikon si masë parandaluese ndaj artritit dhe është zëvendësimi më i mirë kundër tabletave.

Efektet pozitive të specit djegës në shëndetin e njeriut janë disa. Ai përmirëson qarkullimin e gjakut dhe mbron sistemin kardiovaskular, pasi zgjeron enët e gjakut dhe lufton me efektivitet kolesterolin. Në përbërje të tij ka yndyrna të pangopura, të cilat bëjnë të mundur forcimin e enëve të gjakut dhe ruajtjen e elasticitetit të kapilarëve, duke përmirësuar oksigjenimin e gjakut.

Artikull me interes :   Harrojeni kasapin, mishi tani do të printohet në 3D, brenda vitit në treg

Erëzat kanë veti antiinflamatore, madje rakomandohet në rastet e kollës, lehtësojne dhimbjet reumatizmale. Për këtë mjafton zbutja e tij për një farë kohe në një sasi alkooli dhe aplikimi në vendin e dhimbjes.
Kapsaicina gjithashtu favorizon tretjen, madje erëzat janë të pasura me vitaminë C, e cila mbron organizmin nga infeksionet.

Efektet negative

Erëzat pikante nuk këshillohen të konsumohen nga ata që vuajnë nga patologji si ulçera, gastroenteritet, cistitet, hepatitet, hemorroidet, etj.

Për fëmijët nën 12 vjeç, konsumi duhet të jetë i kufizuar, pasi aparati i tyre tretës është delikat. Gjithashtu për të shmangur shqetësimet, në sasi të kufizuara duhet të përdoret edhe nga gratë shtatzëna apo ato që ushqejnë fëmijët me gji.

Artikull me interes :   A është uji i gazuar po aq i shëndetshëm sa ai i pagazuar?

Kremrat apo locionet që kanë bazë speci duhen shmagur nga personat me lëkurë të ndjeshme. Në mënyrë të veçantë, kujdes duhet bërë në kontaktin me sytë.

Burimi: Phd. Anila Kalleshi / Dietologe klinike