Elegantë edhe në dimër me këto ushqime
Në ditët e ftohta të dimrit ndërsa rrini në shtëpi dhe shikoni televizor, mund të shijoni disa ushqime, që janë vërtet të ushqyeshme dhe që mund t’ju ndihmojnë të humbni peshën apo ta ruani atë ashtu siç duhet.
1. Speci djegës
Speci djegës ka pak kalori, shumë fibra dhe elemente ushqyese. Për shembull, nëse bëni një supë me lëng mishi dhe keni grirë në të domate, hudhër apo fasule të zeza dhe ndoshta pak protein, speci djegës do ta bëjë megjithatë pjatën tuaj më të shijshme dhe të ushqyeshme. Speci djegës përmban një fitokemikal të njohur si kapsaicin, i cili lidhet me humbjen e peshës dhe rrit metabolizmin.
2. Bollguri
Një tas bollguri është ideali për mëngjeset e ftohtë të dimrit. Plus, ai nxit bakteret e dobishme në zorrë dhe ndikon në atë se si trupi depoziton yndyrën, për shkak të shumë fibrave prebiotike brenda. I shoqëruar me pak kos, me copa bananeje apo molle apo mjaltë, vlerat e konsumit të tij rriten edhe më shumë.
3. Spinaqi
A e dini se spinaqi është “jeshilja ” kryesore e dimrit? Veç kësaj gjethet e tij kanë lëndë ushqyese, kalcium dhe magnez. Kalcium dhe magnezi, jo vetëm ndihmojnë për të mbajtur kockat e forta, gjithashtu këto dy ushqyes na bëjnë të ndihemi të ngopur duke kosnumuar më pak.
4. Farat e kungullit
Farat e kungullit janë të përsosura për t’iu shtuar supave në dimër. Por ju edhe mund të hani thjesht fara kungulli me pak vaj ulliri. Ato ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit imunitar dhe ulin shanset tuaja për tu sëmurë. Kanë doza të mira të vitaminës C dhe beta-karoten, plus dhe fibra, që i bëjnë të mos kenë shumë kalori.
5. Lakër Brukseli
Lakra e Brukselit përmban më shumë proteina në krahasim me të tjera perime të gjelbra apo sallata. Lakra e Brukselit ka shumë fibra.
6. Shegë
Ky frut i ëmbël i kuq është në një lloj mënyre sinonim me dimrin. Me farat e shegës mund të spërkasni sallatën ose tërshërën, falë ëmbëlsisë natyrale të tyre. Për fat të mirë, farat e shegës jo vetëm kanë shumë pak kalori, por gjithashtu janë plot me fibra dhe magnez, një komponent kyç për rezistencën, një domosdoshmëri kjo gjatë motit të ftohtë.
7. Supa e pulës
Ndërkohë që vjen dimri, supa e pulës është e mirë për shpirtin, por është gjithashtu e dobishme për belin tuaj! Ju mund të hidhni shumë perime në një supë me lëng mishi (p.sh.: selino, karrota, misër, patate të ëmbla, spinaq, speca,etj). Supë me lëng pule është zakonisht me pak kalori, kështu që nuk duhet të ndjeheni fajtorë nëse e konsumoni. E mbushur me proteina të varfëra (përdorni gjoksin e pulës si mish), kjo supë do t’ju ndihmojë gjithashtu të rrisni imunitetin dhe të shmangni ftohjet në dimër.
8. Patate të ëmbla
Patatet e ëmbla kanë më shumë niseshte se llojet e tjera të patateve, sepse peshojnë më ulët në indeksin glicemik. Jo vetëm që patatet e ëmbla mbajnë nivelin e sheqernave të gjakut gjatë muajve të dimrit, por janë të mbushura me të njëjtën sasi të fibrave të ngopura si dhe patatet e bardha, gjë që na ngop kur i konsumojmë. Veç kësaj, këto patate janë të gjithanshme. Provoni t’i shtoni ato në ëmbëlsira, supa, në mish, në tava të ndryshme e tjerë.
Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare