E171 nuk është i sigurt si ngjyrues ushqimor
Dyoksidi i titanit, i quajtur E171 në listën e përbërësve dhe i përdorur shpesh si një ngjyrues në shumë ushqime, nuk është i sigurt për konsum njerëzor për shkak të rreziqeve të mundshme të kancerit, tha sot një agjensi e BE-së.
E171, mund të gjendet në çamçakëz, ëmbëlsira, produkte të pjekura, supa dhe salcë sallate.
Disa grupe të avokimit të konsumatorëve kanë bërë thirrje që shtuesi i pigmentit të bardhë të hiqet nga përdorimi për disa kohë.
Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore tha se “nuk ka prova përfundimtare që E171 të ketë efekte të përgjithshme toksike në trup”.
Sidoqoftë, meqenëse hetuesit e agjencisë nuk mund të përjashtonin shqetësimet për gjenotoksicitet, që do të thotë se substanca mund të jetë e aftë të dëmtojë ADN-në në qeliza, u mor vendimi për të mos e konsideruar më E171-n të sigurt.
Agjencia me bazë në Itali nuk ka vendosur një ndalim, por i ka dhënë vlerësimin Komisionit Europian dhe 27 vendeve anëtare të BE për veprime të mëtejshme.
Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare