E dinit shkakun e daltonizmit, ose ngatërrimin e ngjyrës jeshile me të kuqen?
Daltonizmi është një defekt vizual, kryesisht me origjinë trashëgimore, i cili parandalon perceptimin normal të ngjyrës.
E ashtuquajtura verbëri e ngjyrave mund të jetë disromatopsia totale, akromatopsi, ose e pjesshme, e cila ngatërron ngjyrat, kryesisht ngatëron me jeshilen dhe të kuqen dhe më pak blunë dhe të verdhën, shkruhet në faqen e internetit melarossa.it.
Çrregullimi prek më shumë burrat, 7-8%, kundrejt 0,4-0,5% për femrat.
Shkaku kryesor i defektit është gjenetik, për shkak të një mutacioni të kromozomit X, i transmetuar nga nëna tek djemtë.
Meqenëse burrat kanë vetëm një kromozom X, nëse nëna është bartëse ose e sëmurë, ata trashëgojnë çrregullimin prej saj.
Por, ”verbëria” ndaj ngjyrave gjithashtu mund të fitohet, e shkaktuar veçanërisht nga trauma e kokës dhe sëmundjet e syve.
Ngjyrat, falë të cilave truri regjistron mjedisin, varen nga gjatësitë e ndryshme të valës të kapura nga objektet.
Në retinën e syrit, kone, fotoreceptorët, transformojnë rrezatimin e dritës në impulse nervore, të përkthyera në imazhe nga truri.
Mosndjeshmëria ndaj të kuqes quhet protanopia, ajo ndaj jeshiles deuteranopia, tritanopi ndaj ngju blu, vjollcë dhe të verdhë.
”Verbëria” ndaj ngjyrave mund të përmirësohet përmes ushtrimeve të syve dhe syzeve, me filtra të veçanta.
Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare