Ëmbëlsira

E dinit këtë cilësi të çokollatës fondente?

Çokollata, veçanërisht ajo fondente, është e pasur me antioksidantë të cilët mund të ndihmojë shkathtësinë mendore duke rritur shpejtësinë dhe saktësinë e testeve që testojnë funksionet konjitive të dikujt.

Ky studim u botua në revistën ”Scientific Reports” dhe u bazua në analizën e efekteve të konsumit të një pijeje me bazë kakaon, të pasuruar me flavonoide, antioksidantë natyralë të pranishëm edhe në çokollatën e zezë (ajo me shijen më të hidhur).

Kryer nga ekspertë nga Universiteti i Birminghamit, studimi tregon se pas konsumimit të kakaos të pasuruar me flavonoid, pjesëmarrësit bënë më mirë testet mendore edhe pse ato ishin shumë të komplikuara.

Sipas asaj që është parë me rezonancë magnetike, flavonoidet funksionojnë duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe nivelet e oksigjenimit në tru.

Artikull me interes :   Si të rrisni absorbimin e hekurit nga ushqimi?

Natyrisht, kujtojnë autorët e punës, flavonoidët janë shumë të bollshëm sidomos tek frutat dhe perimet, ushqime që janë globalisht më të shëndetshme se çokollata.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare