Ushqime

Disa ushqime të cilat e “tërheqin” gjumin si me magnet

Të gjithë e dimë se gjumi është gurthemeli i mirëqenies tonë dhe normalisht orët që na nevojiten për një shëndet të mirë janë 7-9 orë.

Mungesa e gjumit ka një ndikim të fortë e negativ jo vetëm në humor dhe temperament por edhe në aftësinë për tu përqendruar në punët e përditshme.

Ja disa ushqime të cilat e “tërheqin” gjumin si me magnet:

Kosi

Mikrobioma e stomakut ka lidhje të drejtpërdrejtë me cilësinë e gjumit. Studimet thonë se bakteret e stomakut kontrollojnë jo vetëm humorin dhe nivelet e stresit por edhe ritmin e të fjeturit. Ato kanë nevojë për ushqim dhe probiotikët janë më të shëndetshmit për mikrobiomën. Kosi është shumë i pasur me probiotikë dhe sipas ekspertëve, ai duhet ngrënë tre deri në katër herë në javë. Duke përmirësuar mikrobiomën, kosi do ju ndihmojë të flini më mirë.

Artikull me interes :   Konsumimi i rregullt i arrave ju mbron nga çrregullimi i rrahjeve të zemrës

Bajamet

Një sasi prej 30 gramë me bajame ofron 25% të nevojës ditore për magnez. Mungesa e këtij minerali është e lidhur drejtpërdrejtë me pagjumësinë. Bajamet mund t’i përzieni me kos ose t’i përfshini në sallata.

Vishnjet

Vishnjet janë të pasura me melatoninë, një hormon që është i domosdoshëm për përmirësimin e gjumit. Vishnjet dhe lëngu i tyre janë jo vetëm freskues për organizmin por edhe të pasura me melatoninë. Njerëzit që hanë vishnje rregullisht, bëjnë një gjumë më të qetë.

Tërshëra

Tërshëra është një burim shumë i pasur karbohidratesh dhe magnezi. Karbohidratet ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit. Tërshërën mund ta hani në darkë ose në mëngjes duke e kombinuar me ushqime të tjera të mira për gjumin siç janë bajamet.

Artikull me interes :   Ketchup mund të sjellë crregullime në mëlçi, pankreas, sistemin imunitar dhe tru

Mjedra

Mjedra është shumë e pasur me fibër e cila e ndihmon njeriun të flejë mirë dhe gjatë. Të rriturit kanë nevojë për 25-35 gramë fibër në ditë dhe një filxhan me mjedra ofron 9 gramë fibër. Burime të tjera të fibrës që ju ndihmojnë të flini mirë janë farat chia dhe kivi.