Disa këshilla për të kaluar më lehtë gripin në vjeshtë
Me ardhjen e stinës së vjeshtës, të gjithë i ndjejmë simptomat e gripit. Dhimbjet e grykëve që në mëngjes, më pas kolla apo temperatura tregojnë që tashmë jeni sëmurë dhe fatkeqësisht nuk ka një zgjidhje të shpejtë për këtë.
Ekspertët e Shëndetësisë rekomandojnë një listë hapash që duhen ndjekur për të kaluar më lehtë këtë vjeshtë dhe dimër në vijim.
Merreni me sportivitet: Kur jeni sëmurë trupi juaj ka nevojë për më shumë energji se zakonisht që të luftojë bakteret, kështu që gjëja e duhur që duhet të bëni është të merrni disa ditë pushim dhe të qetësoheni.
Qëndroni në shtrat: Të qëndroni në shtrat sigurisht ndihmon, por të qëndroni zgjuar deri në orë të vona jo. Mungesa e gjumit e bën sistemin tuaj imunitar të dobët dhe rekuperimi është më i vështirë. Nëse simptomat e gripit ju mbajnë zgjuar, provoni të flini me 2 jastëkë pasi kjo ju ndihmon të merrni frymë më lehtësisht.
Përdorni sa më shumë lëngje: Lëngjet ju ndihmojnë me forcimin e muskujve, ndalojnë dhimbjen e kokës si dhe ju hidratojnë. Mbani gjithmonë një gotë në dorën tuaj jo vetëm me lëngje por dhe me ujë. Mundohuni të mbani larg kafeinën, alkoolin, apo sodat pasi dehidratojnë organizmin tuaj.
Pini gjëra të nxehta: Çajrat janë gjithmonë një zgjedhje e mirë kur vjen puna për të mundur simptomat e gripit. Provoni të pini çajra herbalë, ujë të ngrohtë ose ujë të ngrohtë me limon.
Një lugë mjaltë: Mjalti do ju ndihmojë shumë me dhimbjet e fytit dhe me heqjen e kollës. Studimet kanë treguar se fëmijët që hëngrën një lugë mjaltë para kohës së gjumit, bënë një gjumë më të rehatshëm dhe pa kollitje, ndryshe nga ato që përdorën ilaçe. Por kini kujdes, mos e përdorni këtë me fëmijët nën moshën 1 vjeçare.
Bëni një dush të nxehtë: Frymëmarrja në avull bën që të keni një frymëmarrje më të lirshme. Edhe pse nuk jemi shumë të sigurtë nëse kjo metodë funksionon ose jo, nuk humbni asgjë nëse e provoni. Nxehtësia gjithashtu ju ndihmon në relaksimin e çdo muskuli të dobët.
Përdorni ilaçe: Nëse metodat e mësipërme ju duken të çuditshme dhe nuk keni shumë besim që funksionojnë, sigurisht mund t’i ktheheni ilaçeve. Ndoshta mund të gjeni një lehtësi nëpërmjet medikamenteve, por gjithmonë mbani në mendje diçka, mos merrni asnjë ilaç pa rekomandimin e mjekut, pa parë etiketat dhe pa kontrolluar përbërjen. Gjithashtu ilaçet tuaja mbajini larg fëmijëve.
Hani supë pule: Studimet tregojnë se supa e pulës ndihmon në qetësimin e inflamacionit në trupin tuaj. Përveç se lufton simptomat e gripit, supa ka kaloritë dhe energjinë e nevojshme për mundjen e gripit.
Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare