Dieta ushqimore e romakëve të lashtë, një kuzhinier po rikthen recetat e tyre të vjetra
Një kuzhinier po zbulon receta nga një prej librave më të vjetër të kuzhinës në botë, duke treguar njëkohësisht edhe origjinën e ushqimit italian, që nga Roma e Lashtë. Romakët ishin dashamirës të natyrës dhe kërkues të ushqimit të mirë, si dhe ishin të njohur për organizimin e banketeve madhështore me shumëllojshmëri ushqimesh.
Brenda këtij libri me këto receta të vjetra, listohen pjata që nuk mund të gjenden në asnjë restorant tjetër në Romë, apo ndoshta edhe në botë. Pas këtyre recetave të risjella qëndron Magnanimi, një kuzhinier i pasionuar pas krijimit dhe shërbimit të ushqimeve që janë të rrënjosura thellë në historinë e kulinarisë, që nga Roma e lashtë.
Për shumicën e njerëzve, banketet e famshme romake nuk duken të shijshme dhe as tërheqëse për syrin. Ajo që iu vjen së pari në mendje janë skenat e çuditshme si banketi i Trimalchio-s në shekullit e 1 pas Krishtit, ku një aristokrat i pasur organizoi një gosti me ushqime si mishi i demit, lepuj të zbukuruar me krahë që i ngjajnë Pegasusit etj.
Megjithatë, Magnanimi po përpiqet të rikrijojë pjata të shijshme që hanin romakët e zakonshëm dhe jo shtresa aristokrate. Ai ka kaluar 25 vjet duke studiuar recetat e lashta, dhe thotë se romakët vlerësonin shumë ushqimin e mirë dhe të shëndetshëm. Drithërat, bishtajoret, perimet, vezët, djathërat, frutat dhe mjalti ishin baza e dietës së tyre. Mishi (kryesisht mish derri), dhe peshku përdoreshin në masë, por pasi perandoria u zgjerua duke filluar nga shekullin i 3 para Krishtit, romakët mirëpritën shije të reja – si speca nga India apo limonët nga Persia.
Magnanimi filloi testimin e recetave dhe pati suksesin e tij të parë me “pullum oxizomum”, një pjatë me bazë mishin e pulës, presh dhe një erëz nga bregu i Amalfit. Më pas, ai eksperimentoi me “patina cotidiana”, një formë e hershme e lazanjës, por pa domate. Receta origjinale përdorte, një bukë të sheshtë, e mbushur me mish, peshk dhe djathëra. Për të rikrijuar këto pjata 2000-vjeçare, Magnanimi mori receta nga një libër kuzhine romake të shekullit të 1 pas Krishtit, i vetmi libër i mbijetuar i recetave nga Roma e lashtë.
Burimi: A2