KëshillaShëndetUshqime

Dieta për diabetin, ushqimet që (nuk) duhet të hani

Diabeti po bëhet një patologji gjithnjë e në rritje. Sipas të dhënave të fundit të OBSH-së, numri i personave që vuajnë nga diabeti, po shtohet edhe më shumë. Këtij numri shqetësues i shtohet edhe ai i atyre që nuk e dinë se janë diabetikë. Patologjia më e përhapur është diabeti i tipit 2: sidomos në këto raste, ushqyerja luan një rol kryesor, sepse ajo funksionon edhe si terapi. Pra, çfarë duhet të konsumoni në rast se vuani nga diabeti? Ushqyerja ideale është ajo që përfshin bishtajoret, frutat, perimet dhe drithërat.

Ndërkohë, me këshillat e mjekes italiane Francesca Noli, (biologe dietologe), kemi zbuluar disa zgjedhje për t’u ushqyer korrekt dhe disa të tjera që duhen shmangur.

Bishtajoret, të pasura me shumë fibra

Një nga ushqimet që nuk duhet të mungojë asnjëherë në tavolinë për këdo që vuan nga diabeti dhe jo vetëm, janë bishtajoret. Ato, falë përmbajtjes së lartë të fibrave të tretshme, ju ndihmojnë që të mbani nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak. Kështu që vendosja në tavolinë e thjerrëzave, bizeleve, fasuleve, dy-tri herë në javë është padyshim një zgjedhje e shëndetshme.

Artikull me interes :   Ja cilat janë mrekullitë e arrës së kokosit

Fruta dhe perime

Frutat dhe perimet nuk duhet të mungojnë asnjëherë në një dietë të ekuilibruar. Zarzavatet kanë një rol kryesor edhe në ushqyerjen e diabetikëve, sepse ndihmojnë në kontrollimin e absorbimit të sheqerit në gjak. Ideale është që të hani pesë vakte në ditë, duke shijuar “ngjyrat” dhe llojet e tyre të ndryshme. Për sa u takon perimeve, ato nuk duhet të mungojnë as për drekë dhe as për darkë. “Frutat dhe perimet janë një lloj bekimi për këdo që vuan nga diabeti”, ka thënë mjekja italiane Noli për donnamodera.com.

Thojuni “po” drithërave, sidomos atyre integrale

Kushdo që vuan nga diabeti duhet të preferojë karbohidratet komplekse, të cilat gjenden te drithërat, sidomos tek ato integralet. Kështu që gatuani oriz dhe makarona integrale bashkë me perime e bishtajore dhe me vaj ulliri ekstra të virgjër.

Artikull me interes :   Ushqimet që ju bëjnë të humbni peshë sipas moshës

Bëni kujdes me ato që pini, thojuni “jo” pijeve të gazuara

Jo vetëm me ushqimin, por nëse dëshironi të mbani nën kontroll gliceminë është e nevojshme që të bëni kujdes edhe me gjithçka pini. Për shembull, nëse vuani nga diabeti duhet të shmangni pijet me gaz, mes të cilave: coca-cola, arançatat, ujin me gaz, koktejet etj. Pijet me gaz janë si “bomba sheqeri”, të cilat e rrisin menjëherë gliceminë në gjak.

Kontrolloni dendësinë kalorike

Mes ushqimeve që duhet të shmangni, për të mos rritur sheqerin në gjak janë edhe ato të cilat kanë një densitet të madh kalorik. “Ushqimet me një përmbajtje të lartë yndyrash dhe sheqernash të thjeshtë dhe me një përmbajtje të ulët uji sjellin në përgjithësi shumë energji në pak vëllim. Ushqime me një densitet të madh energjik janë për shembull një copë tortë me çokollatë ose një sanduiç me majonezë apo salsiçe”, shpjegon mjekja Noli.

Artikull me interes :   Çfarë i ndodh trupit nëse ndalojmë ngrënien e bukës dhe makaronave

Shmangni konsumimin e alkoolit

Alkoolin, nëse vuani pra nga diabeti ose nga mbipesha, duhet ta shmangni. Por nëse për ndonjë rast feste bëhet e nevojshme, atëherë mund të pini një gotë verë, por vetëm kaq! Ashtu siç e përmendëm dhe pak më lart, koktejet dhe pijet alkoolike përmbajnë shumë kalori, të cilat ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj.

Burimi: Gazeta-Shqip.com