Ushqime

Dieta ‘Pegan’, gjithçka rreth trendit më të fundit të dobësimit

Dieta ‘Pegan’ është një nga metodat më të shëndetshme dhe më ekuilibruese për të humbur peshë.

Ajo është një gërshetim mes dietës ‘paleo’ dhe dietës vegane. Kjo dietë është duke u bërë modë për të humbur peshë. Ajo u krijua nga nutricionisti Mark Hyman dhe ka si bazë peshk, arra, vezë, mish dhe disa fruta.

Ja çfarë duhet të dini për dietën ‘Pegan’:

Nuk është vegane

Është një hibrid i dietës vegane dhe dietës paleo, domethënë, merr nga bazat e të dyjave. Nga kjo e fundit kërkon përfshirjen e proteinave shtazore cilësore. Dhe nga dieta vegane, ajo përfshin përdorimin e farave, perimeve dhe frutave si baza kryesore.

Artikull me interes :   Ngrënia e tepërt e këtij ushqimi mund të jetë arsyeja pse ndiheni gjithmonë të lodhur

Shkon përtej dobësimit

Edhe pse njerëzit e vënë në praktikë për të humbur peshë, dieta ‘Pegan’ ndihmon në uljen e kolesterolit dhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Ajo gjithashtu ul nivelin e inflamacionit falë përmbajtjes së lartë të Omega 3 nga peshqit, arrat dhe ulja e konsumit të mishit në krahasim me peshqit.

Rreth sheqerit

Kjo dietë gjithashtu lufton në uljen e konsumimit të sheqerit.

Qumësht dhe gluten

Diçka me të cilën disa ekspertë nuk do të bien dakord është se kjo dietë ndalon konsumimin e qumështit dhe glutenit, pasi ka nga ata që i konsiderojnë të dëmshëm për trupin.

Promovon konsumin e ushqimeve natyrale

Ndalon rreptësisht konsumimin e produkteve të konservuara.

Artikull me interes :   Ngrënia e këtij ushqimi për mëngjes ndihmojë në mbajtjen e muskujve të fortë, edhe në moshë të kaluar

Nuk ka mangësi

Dieta “Pegan” konsiderohet e shëndetshme dhe e ekuilibruar, pasi mbulon nevojat e trupit pa shkaktuar mangësi.

Rreth mishit

Dieta përfshin mish të kuq, por në sasi të vogla. Ai kurrë nuk do të marrë vendin kryesor.

Ushqimet që përfshijnë

Dieta ‘Pegan’ përfshin portokallin, kafenë, marulen, kastravecin, domaten, pulën, sojën, asparagun dhe frutat.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare