Shëndet

Dieta mund të përmirësojë shëndetin e të sëmurëve kronikë

Me zhvillimin ekonomiko-shoqëror, më shumë njerëz shqetësohen nga simptomat e sëmundjeve kronike si kolesteroli i keq në gjak, tensioni i lartë, diabeti, obeziteti etj. Pacientët e prekur nga këto sëmundje kronike përdorin ilaçe për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të shëndetit. Por, ka disa probleme që nuk mund të zgjidhen plotësisht përmes ilaçeve. Sipas mjekëve, shumë sëmundje kronike lidhen ngusht me veset dhe mbingrënien. Dieta e përshtatshme mund të shmangë shumë sëmundje të sistemit metabolik. Por, për pacientët e prekur nga sëmundje kronike, a ndihmon dieta për përmirësimin e shëndetit? Përgjigja është po.

Vitet e fundit, Institucioni i Sëmundjeve të Plakjes i Universitetit të Kalifornisë Jugore dhe institucionet e tjera të mjekësisë perëndimore kanë vërtetuar se agjërimi 1 ditor mund të përmirësojë në mënyrë të dukshme shëndetin e pacientëve të prekur nga diabeti, të lehtësojë inflamacionin dhe ta pakësojë peshën. Këto institucione gjetën gjithashtu se pacientët me kancer që iu nënshtruan kimioterapisë, kishin më pak vuajtje nga efektet anësore të këtij trajtimi pas mbajtjes së perizës.

Pakësimi i ngrënies është një metodë e ruajtjes së shëndetit, që përdoret gjerësisht nga mjekët tradicionalë kinezë dhe murgjit taoistë. Përveç kësaj, edhe besimtarët myslimanë agjërojnë gjatë mujit të shenjtë të Ramazanit. Kjo është gjithashtu një metodë e mirë për shëndetin.

Një grup studimor i Universitetit kinez Tsinghua ka ndjekur dhe studiuar për shumë vjet personat që praktikojnë metoda të ndryshme të mbajtjes së dietës. Ata zbuluan se pas këmbënguljes së ngrënies së paktë për 21 ditë shumë pacientë që vuanin nga kolesteroli (yndyrnat e këqija të larta në gjak), diabeti (sheqeri i lartë në gjak) dhe hipertensioni (tensioni i lartë i gjakut) ose 3 të lartat, kishin përmirësim të dukshëm deri në arritjen e niveleve normale. Pacientët të varur nga insulina arritë të shkëputeshin nga kjo varësi. Disa njerëz që këmbëngulën tek vazhdimi i dietës për mbi 21 ditë, mund të ndryshonin strukuturën dhe vëllimin e ushqimeve të tyre në mënyrë fizike dhe psikologjike. Nëse ata mund të rregullojnë dietën e tyre në strukturë dhe sasi më të shëndetshme, mund të përmirësojnë më tej shëndetin.

Ky grup gjeti gjithashtu se nëse pacientët që vuajnë nga “tre të lartat ” zbatojnë dietë të rreptë me kufizimin e ushqimeve për një javë, simptomat e sëmundjeve të tyre zhduken më shpejt. Megjithatë, ata e kanë tepër të vështirë nga ana fizike dhe psikologjike të ndryshojnë mënyrën e përditshme të të ngrënit, pasi këto shprehi janë formuar për shumë vjet. Nëse duam të shohim rezultate në trupin dhe shëndetin tonë duhet të këmbëngulim për një kohë të gjatë tek dieta e shëndetshme.

Artikull me interes :   Lëkura e mollës aleate e shëndetit tonë

Kur hamë pak për 7-28 ditë, yndyra, glycogeni dhe proteina e rezervuar në trup mund të dekompozohen dhe të metabolizohen, duke formuar acid urik e lëndë të tjera, të cilat dalin nëpërmjet veshkave. Prandaj, ky proces shton punën e veshkave dhe duhet të keni kujdes për këtë organ. Ndërsa personat me shëndet normal që mbajnë dietë për mbi 7 ditë, duhet të kenë kujdes të mos mabjnë dieta drastike pasi mund të kalojnë në anoreksi apo të dëmtojnë shëndetin.

Personat me problemet e “3 të lartave” dhe të mbipeshës mund të nisin dietën

Sot, shumë njerëz hanë shumë ushqim dhe vuajnë nga obeziteti. Nga studimet e përparuara mbi sëmundjet kronike, kuptojmë se duhet të rregullojmë strukturën e dietës dhe të konsumojmë ushqim në sasi të përshtatshme. Brenda 30 viteve të fundit, struktura e dietës e banorëve kinezë ka ndryshuar shumë, llojet e sëmundjeve tek popullata janë të ndryshme nga të mëparshmet. Sëmundjet metabolike që ishin të përhapura në Europë dhe ShBA, tani janë bërë sëmundje normale edhe në Kinë.

Artikull me interes :   Si e kuptojmë që kemi marrë sasi ushqimore më shumë nga sa mund të konsumojmë?

Një profesor i Universitetit të Cornell-it bëri një sondazh mbi strukturën e ushqimeve të kinezëve në vitet ’80 të shekullit të kaluar, ku zbuloi se në atë periudhë, banorët kinezë konsumojnë më pak ushqim sidomos ushqimet me bazë shtazore. Ai pa se në atë kohë banorët në Kinë konsumuan kryesisht ushqime me bazë bimore dhe sasia e celulozave të konsumuara në ditë ishte 30 gramë (Në dietën e zakonshme të sotme, kjo sasi është më e paktë se 10 gramë në ditë). Me këtë strukturë të ushqimeve bimore, përqindja e sëmundjeve metabolike ishte shumë e ulët në Kinë. Sondazhi mbi sëmundjeve kronike na dha një ide se dieta me burimet kryesore bimore ose me drithëra të papërpunuara, është një dietë më e shëndetshme sidomos për pacientët që vuajnë nga “3 të lartat”.

Në fakt, ushqimet bimore përfshijnë edhe elemente të pasura ushqyese. Për shembull, produktet e sojës kanë më shumë proteina se mishi, kërpudha kanë më shumë kalcium dhe hekur se mishi.

Artikull me interes :   Erëzat që përshpejtojnë ardhjen në formë

Duhet të kemi kujdes që mos ta teprojmë me sasinë e elementeve ushqyese, pasi sasia e tepërt e tyre dëmton shëndetin. Sot, pakësimi i konsumit të ushqimeve në mënyrë të përshtatshme është një metodë për ruajtjen e shëndetit dhe për përmirësimin e disa sëmundjeve kronike. Elementi më kyç është niveli i përshtatshëm i dietës. Sugjerojmë që duhet të hani gjatë një vakti ushqime që ju ngopin 70-80%. Për ata që vuajnë nga mbipesha dhe “3 të lartat “, duhet të hanë më shumë fruta dhe perime dhe të hanë më lehtë të paktën një herë në javë.

Burimi: Radio e Jashtme e Kinës