Shëndet

Cilat janë shenjat dalluese të infeksioneve në vesh?

Infeksionet e veshit kanë tendencë të ndodhin më shumë në vjeshtë dhe në dimër sepse problemet e shëndetit, si të ftohtit dhe gripit janë gjithashtu në rritje.

Infeksioni në vesh, sipas ekspertëve, shoqëron një të ftohur të zakonshëm, grip, ose lloje të tjera të infeksioneve të frymëmarrjes.

Kjo ndodh për shkak se veshi është i lidhur me rrugët e sipërme të frymëmarrjes me një kanal të vogël të njohur si kanali i Eustakut. Mikrobet që zhvillohen në zgavrat e hundës ose të sinusit mund të ngjiten në kanalin e Eustakut dhe të arrijnë veshin. Infeksionet e veshit janë një nga arsyet më të zakonshme për vizitat në qendrat e kujdesit shëndetësor.

Artikull me interes :   Insulina, përse i nevojitet organizmit?

Infeksionet e patrajtuara të veshit mund të çojnë në komplikime më serioze, duke përfshirë humbjen e dëgjimit, dëmtimin e daulles, meningjit dhe deri në paralizë nervore të fytyrës.

Disa nga shenjat dalluese të infeksionit në vësh janë: një dhimbje e mprehtë, e papritur ose një dhimbje e shurdhër dhe e vazhdueshme, një ndjenjë zhurme në vesh, të përziera, dëgjim i dobësuar, rrjedhje lëngu nga veshët etj. Sa herë që dyshoni se jeni prekur nga një infeksion i veshit, këshillohet të konsultoheni me mjekun.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare