Çifti në pritje të fëmijës, burri demostron si është të jesh shtatzënë për një ditë
Për baballarët, përvoja e pritjes së një fëmije nuk është aq e mundimshme sa për nënat. Megjithëse ata mund të marrin barrën më të madhe të përgjegjësive, rutina e tyre kryesisht sillet rreth pritjes. Sidoqoftë, çdo punëburrs ka mënyrën e vet të pritjes për të parëlindurin e tyre, dhe disa e gjejnë një mundësi të shkëlqyeshme për të ushtruar humorin e tyre gjatë rrugës.
Një burrë australian donte të përcillte përvojën duke përjetuar solidaritet dhe ndjeshmëri me gruan e tij ndërsa ajo po e priste. Cila ishte mënyra? Kollaj fare, ai lidhi shalqinj në trupin e tij dhe u përpoq të ishte shtatzënë për një ditë.
Maitland Hanley dhe gruaja e tij gjatë shtatzënisë
Burri vendosi të bëjë një eksperiment të vogël
Duke përdorur natriband, ai ngjiti pjepra e shalqi në trup, për të imituar shtatzëninë
Burri kuptoi menjëherë sa e vështirë është të dalësh nga shtrati, duke i bërë të gjithë të qeshin
Futja dhe dalja nga vaksa e banjos ishin problem jo i vogël
Hyrja dhe dalja nga makina ishte gjithashtu një përpjekje heroike
Sidomos të vishte këpucët
Madje bënte edhe pompa, megjithëse nuk ishte i sigurt a kishte probleme për ‘foshnjën’
Por nuk e kishte menduar se edhe të qenit shtatzënë fallco, do kishte të njëjtat oreks dhe kërkesa
Një nga avantazhet kur ke një bark të madh, është ta përdorësh si një tavolinë të vogël
Më vonë, gruaja e tij lindi një vogëlush të bukur
Pasi fëmija lindi, burri u kthye në fazën fillestare
Burimi: PunëBurrash.com