KëshillaUshqime

Çfarë janë Super Foods?

Në këtë kategori emërtohen të gjitha ushqimet të cilat përmbajnë një raport shumë të lartë në vlera ushqyese. Por duhet të kuptojmë që jo gjithmonë këto veti i kanë ushqimet e importuara!

Cilat janë super foods në Shqipëri në ketë stinë dhe pa diskutim do ju udhëzoja ti përdornit?

Shega

Ngjyra e saj e fortë na kallëzon praninë e antioksiduesve të fortë sic janë taninat, vitamina C, E, etj,

Hidet

Janë të barazvlefshme me frutat e thata cranberries, madje duke i konsumuar hidet e freskëta përfitojmë edhe më tepër antioksidues .

Çaj i malit

Është gjithashtu një burim shumë i mirë në polifenole dhe ka veti antiiflamatore, antisteptike. Forma më e mirë për ta konsumuar është me 1 lugë mjaltë me lëng portokalli ose limoni.

Artikull me interes :   Lamtumirë gjellë me mish! Në universitetet e Berlinit do ofrohen kryesisht gjellë vegjetariane

Brokoli

Mjafton 1 minutë të zihet në ujë të valuar për ta dizifektuar nga ngarkesa bakteriale që mund të ketë në brendësi të tij por dhe të vazhdojë të ketë vlerat e tij ushqyese.

Hurmat

Ngjyra e formë portokalli na paralajmëron për praninë e provitaminës a, vitaminën E, vitaminat C të cilat njihen për fuqinë antioksiduese të cilat padyshim luajnë një rol të rëndësishem në sistemin imunitar.

Viktoria Naço

Viktoria Naço është nutricioniste e njohur për këshillat e saj në shumë emisione televizive, gjithashtu administron qendrën Real Diet me zyrë në Tiranë dhe Fier.