Çfarë është nervi shiatik?
Nervi shiatik apo iskiatik është nervi më voluminoz dhe problematik i trupit të njeriut. Ai shtrihet deri te këmba poshtë duke u degëzuar nga kurrizi, rrjedh mes vertebrave, pjesës së legenit dhe bacinit. Ky nerv garanton ndjeshmërinë dhe lëvizshmërinë e këmbëve: për këtë një dëmtim i tij mund të shkaktojë edhe një problem serioz në të ecurën.
Shkaqet
Dhimbja që shkakton dëmtimi i nervit shiatik është e ndryshme në situata të ndryshme të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm.
Në përgjithësi shiatalgjia shkaktohet pas një shtypje të fortë/ngjeshje e nervave të zonës lombare (të mesit) mes L4 – L5 ose sacrale (pak më poshtë) S1, S2, S3.
Në raste të tjera shiatiku vjen si pasojë e dëmtimit të nervit pas një traume.
Shpesh e gjejmë të shprehur si radikulopati lombare që do të thotë dëmtim nga një shtypje/ngjeshje e rrënjës së nervit.
Disa nga shkaqet më fragrante janë:
• Hernie diskale e përgjegjshme për 15% të rasteve
• Ngushtim i kanalit foraminal dhe spinal (përcjellës në shtyllën kurrizore në brendësi të të cilëve rrjedhin rrënjët e nervave spinale dhe palca kurrizore)
• Enjtje e diskut spinal
• Sindroma e muskulit piriform, rrjedhojë e hipertrofisë dhe enjtjes së këtij muskuli
• Spondilolisteza
• Tumor spinal që shtyp rrënjët e nervit ose palcën kurrizore në atë nivel
Gjithashtu shiatiku kap shpesh gratë në fazë të avancuar të shtatzanisë nga presioni i mitrës mbi këtë nerv.
Faktorët që ndikojnë:
Disa individë janë më të ekspozuar ndaj shiatalgjisë, pasi ndikojnë një sërë faktorësh prezentë tek ata:
• Artriti rheumatoid
• Punë që kërkojnë zhvendosjen e peshave të rënda, drejtimi i automjeteve për periudha të gjata dhe shtrembërim i herë pas hershëm i kurrizit
• Diabeti: rrit rrezikun e dëmtimit të nervave periferikë
• Mosha e tretë që shoqërohet me ndryshimin fiziologjik të formës së shtyllës kurrizore
• Infeksione të shtyllës kurrizore
• Obezitet
• Osteoporozë
• Patologji të shtyllës kurrizore
• Jetë sedentare (jo aktive)
• Sforcim i madh muskulor
• Trauma direkte në vithe, kofshë, këmbë
Simptomat
Lind shpesh me një dhimbje të pakëndshme që ka intensitet dhe zgjat në varësi të shkakut nga është krijuar. Dhimbja mund të shprehet si djegie, si e thellë, si therrëse, që nuk pushon ose mund të jetë e lehtë dhe të bëhet e thellë në rrethana të caktuara.
Shpesh si dhimbje manifestohet pas një sforcimi të menjëhershëm, si kollitje apo tështima. Edhe stresi, ankthi dhe tensioni i përditshëm mund të influencojnë negativisht në shiatalgji duke rënduar dhimbjen.
Disa pacientë e perceptojnë dhimbjen në formë mpirje me “miza” dhe përshkruajnë një alteracion në ndjeshmërinë e këmbëve.
Një dëmtim i rëndë i shiatikut mund të sjellë një dhimbje invalidante, dhe mund të influencojë mënyrën e ecjes.
Në përgjithësi të pacienti vërehet:
• Çrregullim i aftësisë së të ecurit normal
• Dhimbje e thellë
• Dhimbje “elektrike” në formë korrenti
• Dhimbje që përshkon një zonë preçize të këmbës (pulpën, gjurin, vithen) ose dhimbje që përhapet nga zona lombare deri te këmba.
• Dobësim muskulor i këmbës së prekur
• Mpirje e këmbës
• Humbje e kontrollit të sfinkterëve analë dhe veshikalë
• Dhimbja bëhet më e thellë në vazhdimësi
• Sensacion sikur ngulen gjilpëra në lëkurën e këmbëve
Në përgjithësi kap vetëm njërën anë të trupit, por nuk mungojnë rastet kur i kap të dyja anët.
Trajtimi
Është normale që trajtimi lidhet me shkakun që e provokon dhe rrethanat në të cilat ndodhet pacienti.
Trajtimi mund të jetë farmakologjik, ku përshkruhen ilaçe antiinflamatore dhe antalgjike (kundër dhimbjes);
Rihabilitativ ku korrigjohet postura dhe përforcohen muskujt e kurrizit dhe këmbëve me anën e ushtrimeve specifike dhe terapisë fizike;
Në rast hernie diskale apo situate të rënda mund të jetë e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale.