Çfarë është djegia e stomakut?
Urthi është një ndjesi acarimi dhe dhimbjeje, ndonjëherë shumë intensive, që ndihet në lartësinë e sternumit, shkruan focus.it.
Urthi është simptoma më tipike e atyre që vuajnë nga refluksi gastroezofageal, pra kthimi i ushqimit dhe lëngjeve gastrike në ezofag pasi kanë kaluar tashmë në stomak.
Kjo ndodh kur valvula midis këtyre dy organeve keqfunksionon, duke u hapur kur nuk duhet.
Acidi në rritje ndez ezofagun duke prodhuar urth.
Refluksi zakonisht vjen menjëherë pas ngrënies.
Dieta ndikon edhe në acidin e stomakut: pijet e gazuara, alkooli, hudhra, çokollata dhe ushqimet me yndyrë përkeqësojnë ngushtësinë e valvulës midis stomakut dhe ezofagut.
Nga ana tjetër, portokallet, limonët dhe domatet rrisin aciditetin.
Një jetë shumë e stresuar dhe plot tension mund të rrisë ndjeshëm prodhimin e lëngjeve gastrike. Ne prodhojmë rreth 2,5-3 litra çdo ditë, ndërsa stresi tenton të rrisë këtë prodhim ditor.
Përveç barnave që bllokojnë pjesërisht prodhimin e acideve (sidomos ato me bazë hidroksidi i magnezit dhe hidroksidi i aluminit), mjekët këshillojnë që të lëvizni pak pas drekës për të ndihmuar në tretjen e ushqimit, dhe të mos shtriheni menjëherë pas ngrënies.
Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare