Çfarë është alopecia, siptomat dhe trajtimi i saj?
Alopecia ose psiloza është një çrregullim dermatologjik që ndodh me zvogëlimin e sasisë së flokëve ose gjëndrave të flokëve.
Mund të prekë çdo pjesë të trupit.
Nëse shfaqet në lëkurën e kokës, alopecia shpie në rënie të flokëve.
Humbja mund të jetë graduale, me shfaqjen e njollave. Shkaqet mund të jenë të ndryshme që nga stresi, faktorët gjenetikë, hormonalë, terapitë me ilaçe dhe deri te patologjitë specifike.
Trajtimi është kryesisht farmakologjik.
Përtej aspektit estetik, alopecia mund të jetë gjithashtu simptoma e një patologjie organike.
Sipas ekspertëve rënia e flokëve shkaktohet nga atrofia e gjëndrave të flokëve, e cila komprometon në mënyrë të pakthyeshme, dhe çon në humbjen pak a shumë të shpejtë të flokëve.
Ajo mund të vijë, për shkak të shkaqeve fiziologjike që zvogëlojnë ose ngadalësojnë rritjen e flokëve, por nuk dëmtojnë gjëndrën e flokëve.
Zakonisht është e përkohshme dhe më e lehtë për t’u kuruar.
Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare