Çfarë e shkakton dhjamosjen e mëlçisë?
Mutacioni i një proteine parashikon fillimin e fibrozës së mëlçisë tek fëmijët obezë dhe të rriturit me mëlçi të yndyrshme, sipas rezultatit të kërkimit të koordinuar nga spitali pediatrik ”Bambino Gesù” dhe ”Policlinico di Milano”, shkruhet në faqen e internetit të ”Il Giornale”.
Proteina e shndërruar quhet klotho-beta (KLB) dhe normalisht luan një rol të rëndësishëm në tretjen dhe thithjen e yndyrave dhe vitaminave.
Mutacioni i saj te pacientët obezë me mëlçi yndyrore shoqërohet 7 herë në 10 me inflamacion të mëlçisë dhe fibrozë.
Mbipesha është një nga problemet kryesore në botë si tek fëmijët ashtu edhe tek adoleshentët.
Rritja e numrit të fëmijëve me mbipeshë dhe mbipesha në vendet e industrializuara ka çuar në një rritje paralele në rastet e mëlçisë yndyrore ose sëmundjes së mëlçisë yndyrore joalkoolike (NAFLD).
Në fakt, mëlçia e dhjamosur prek midis 5 dhe 15% të popullatës së përgjithshme pediatrike, por arrin 30-40% tek fëmijët obezë dhe të rinjtë.
KLB luan një rol themelor brenda sistemit (FGF19) i cili kontrollon prodhimin e acideve biliare të cilat shërbejnë për të lehtësuar tretjen dhe thithjen e yndyrave dhe vitaminave.
Mutacioni i KLB në pacientët obezë me mëlçi yndyrore shkakton ulje të niveleve të mëlçisë dhe qarkullimit të proteinave dhe shoqërohet 7 herë në 10 me inflamacion të mëlçisë dhe fibrozë.
Kjo është pothuajse dyfishi i incidencës në krahasim me popullsinë që nuk e ka këtë mutacion.
Burimi: ATSH