Ushqime

Çfarë duhet e çfarë nuk duhet të bëni, nëse ndodheni në mes të një grabitjeje

Nuk ja urojmë askujt të ndodhet i pranishëm në një situatë grabitjeje por nëse e gjeni veten ballë për ballë me grabitësin, ka disa veprime që duhet ti bëni dhe disa të tjera që nuk duhet ti bëni. Në këtë mënyrë, ju shpëtoni jetën tuaj por edhe të të tjerëve.

1. Mos bëni heroin

Është mirë që të frenoni karakterin dhe idetë tuaja heroike dhe të shmangni konfrontimin me grabitësin. Kjo mund ta përkeqësojë situatën dhe të provokojë agresivitet te ai ose ato. Edhe nëse në pamje të parë, ai duket se nuk është i armatosur, ju kurrë nuk mund ta dini këtë me siguri, kështu që është më mirë të mos e përkeqësoni situatën.

Artikull me interes :   Lëkura e disa frutave dhe perimeve kanë vlera shëndetësore, ndaj mund ti konsumoni pa i qëruar

2. Mos bëni lëvizje të vrullshme, të befta

Grabitësi mund ta konsiderojë çdo lëvizje tuajën si një sulm të mundshëm. Në përgjithësi, janë shumë nervozë dhe çdo lëvizje juaja e vrullshme mund të shkaktojë reagimin e tyre. Nëse ju duhet të ndryshoni pozicionin tuaj, është më mirë t’i tregoni atij, në mënyrë që ai të mos befasohet dhe të reagojë me nxitim.

3. Mbani në mend detajet

Ky informacion mund të jetë i dobishëm për policinë. Kushtojini vëmendje qëndrimit të tij, karakteristikave të trupit, gjymtyrëve, tatuazheve, qëndrimit, erës, këpucëve, etj. Edhe detajet e parëndësishme mund të jenë vendimtare. Bëni kujdes nëse ata kanë prekur sipërfaqe ose objekte me gishta të zhveshur, që të mos i prekni ju më vonë.

Artikull me interes :   A mund të ekspozohemi në diell pasi kemi bërë vaksinën antiCovid-19?

4. Shmangni të papriturat për grabitësin

Tregoji atij nëse pritet të vijë dikush. Duke fshehur këtë informacion, ju rrezikoni jetën e personit që po vjen në vendin e grabitjes.

5. Shmangni kontaktin e gjatë me sy

Një grabitës mund të mendojë se e keni njohur, ose mund ta marrë si provokim, kështu që mund të ndodhin situata të papritura.

6. Jepini atij sendet që kërkon

Grabitësit zakonisht kërkojnë para, portofola apo bizhuteri. Mundohuni të qëndroni të qetë dhe shmangni debatet me të. Asgjë nuk është më e vlefshme se jeta.

Burimi: Telegrafi