Ç’duhet të hani për të parandaluar kancerin dhe disa sëmundje të tjera!
Prej shumë e shumë vitesh hudhra është konsideruar si një përbërës i rëndësishëm për të pasur një shëndet të mirë. Ajo përdoret prej qindra vitesh për të trajtuar sëmundjet te njerëzit.
Mirëpo, mënyrën se si hudhra sjell përfitime për organizmin e tregon një studim i kryer së fundmi. Në një studim të kryer nga shkencëtarët e Universitetit të “Nottingham” theksohet se hudhra zvogëlon rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të kancerit, lufton sëmundjet kardiovaskulare si dhe lufton zhvillimin e diabetit të tipit 2.
Për më tepër, mënyra si përgatitet hudhra mund të ketë një efekt pozitiv në funksionimin e mirë të trupit dhe shëndetit tuaj. Megjithatë, shkencëtarët ende nuk kanë arritur të zbulojnë se cila metodë e përgatitjes së hudhrës është më efektive për shëndetin.
Hudhra prodhon një shumëllojshmëri të përbërësve të squfurit kur është e përgatitur, kur është e copëtuar, e fermentuar në alkool ose e shtypur në vaj.
Sipas studiuesve, këto përbërje squfuri mund të ndikojnë në “molekulat e sinjalizimit të gaztë”, të tilla si oksid nitrik dhe sulfur hidrogjeni, që prodhohen natyrshëm në trupin e njeriut.
E ndërsa shkencëtarët ende po diskutojnë për teknikat e duhura për përgatitjen e saj, studiuesit bien të gjithë dakord se hudhra një prej bimëve që ka aftësi të forta terapeutike.
“Ka plot elementë në këtë fushë për të treguar se si hudhra mund të ulë rrezikun e sëmundjeve dhe për të përmirësuar shëndetin e njeriut. Por gjithçka kthehet në pyetjet thelbësore, se çfarë ndodh në trupin tonë, kur këta përbërës kalojnë në metabolizëm”, tha dr. Rose, një prej studiuesve.
Gjithashtu hudhra veti anti-inflamatore dhe ul presionin e gjakut; Hudhra është një mjet efektiv për ftohjet dhe një antibiotik natyral; Është shumë e rëndësishme të dini se hudhra rrit aftësinë e trupit për të përballuar ndikimet e dëmshme të ambientit, sepse ajo forcon sistemin imunitar.
Burimi: Gazeta-Shqip.com