Këshilla e Anila Kalleshit: Çdo mëngjes një smoothie me farëra
Nutricionistja Anila Kalleshi tregon arsyen përse cdo mëngjes në smoothie që përdor konsumon gjithmonë farëra.
Farat e Lulediellit kontrollojnë dëmtimin e qelizave, duke ndihmuar në këtë mënyrë parandalimin e qelizave të dëmshme pasi farat e lulediellit janë një burim i mirë me selenium, që është provuar si armik i zhvillimit të qelizave vrasëse në organizëm. Përmbajnë minerale të domosdoshme për shëndetin e kockave. Përveç kalciumit, kockat kanë nevojë edhe për magnez dhe bakër për të qenë të forta. Farat e lulediellit i kanë të dyja këto minerale. Si bonus kanë dhe Vitaminë E, që ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të artritit.
Farat Chia janë të pasura me acide yndyrore Omega-3, proteina dhe fibra, dhe gjithashtu përmban një sasi të konsiderueshme të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve. Ato jane të shkëlqyeshme për rigjenerimin e lëkurës, por edhe për djegien e yndyrës, forcon organizmin dhe ndikon pozitivisht në organet e tretjes.
Fara Chia është një prej gjërave më të mira që mund ta konsumoni në qoftë se ndiheni të dobët dhe pa energji, pasi që ndikon në funksionimin e muskujve, dhe liron energji në trupin tuaj, prandaj përdoret shpesh nga atletët. Kjo farë përmban rreth 37 për qind të fibrave ushqyese të cilat ndihmojnë punën e zorrëve.
Dieta apo mënyra strikte e të ushqyerit bazuar në konsumimin e kësaj fare është dëshmuar si e shkëlqyer në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.