Çaji i gjetheve të karrotës dhe vlerat e tij
Çaji me gjethet e karrotës është çaj jeshil i lehtë dhe freskues, i bërë nga majat e gjelbra të fletëve të karotave.
Gjethet e karotave janë të ngrënshme për sa kohë që janë karota organike dhe nëse jeni të sigurtë që ato nuk janë spërkatur me pesticide ose kimikate të tjera. Kanë më shumë vitaminë C sesa rrënja e karrotës si dhe vitaminë K dhe klorofil që nuk gjenden në rrënjë. Ata gjithashtu kanë vitaminë A, fibra, kalcium dhe hekur. Dhe të mendosh, që ne i hedhim në koshin e mbeturinave!
Përfitimet shëndetësore të ngrënies së gjetheve të karotave:
- përtypja e gjetheve të karotës mund të shërojë plagët në gojë
- detoksifikon dhe forcon veshkat
- zarzavatet e karotave janë të pasura me vitaminë K
- klorofili në gjethe thuhet se ka efekte pozitive në tumore
- kanë shumë kalium
- e pasur me proteina
Përbërësit për të bërë çajin
- 1 tufë gjethe karrote, të lara plotësisht
- pak lëkurë limoni (sipas dëshirës)
- 2 gota ujë të nxehtë
- mjaltë dhe feta limoni për ti shoqëruarr (sipas dëshirës)
Përgatitja
- Vendosni gjethet e karotës dhe lëkurën e limonit në një ibrik çaji.
- Derdhni ujë të nxehtë mbi ta dhe lërini për 10-15 minuta.
- Hidhini në filxhanë duke i shoqëruar me mjaltë dhe limon.
Burimi: Harvest2U