Britania e Madhe vendos numrin e kalorive në menutë e restoranteve dhe kafeneve
Qytetarët që hanë në restorante dhe kafene në Britaninë e Madhe do të mund të shohin se sa kalori ka ushqimi dhe pijet e tyre.
Sipas BBC-së, është vendosur që në menutë e restoranteve, kafeneve dhe bizneseve me më shumë se 250 punonjës në vend të shënohen kaloritë e ushqimeve dhe pijeve.
Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social deklaroi se mbipesha është një nga problemet e rëndësishme shëndetësore në vend dhe theksoi se shkëmbimi i informacionit mbi kaloritë luan një rol për të ndihmuar njerëzit të bëjnë zgjedhje më të shëndetshme.
Disa pronarë restorantesh reaguan për faktin se kaloritë e ushqimit dhe pijeve ishin përfshirë në menu. Fondacioni për Çrregullime të Ushqimit tha se ishin të kënaqur me vendimin.
Bashkëthemeluesi i një restoranti të famshëm që shërben ushqim rrugor të stilit meksikan, Mark Selby tha se “zinxhiri i restoranteve është tashmë “plotësisht transparent dhe i hapur” në lidhje me informacionin e ushqimit dhe pijeve dhe se nuk është e drejtë të fokusohet në numërimin e kalorive.
Selby argumentoi se klientët që vijnë në restorant për të “festuar” nuk do të shohin informacionin e kalorive në menu.
Patrick Callaghan, 57-vjeç, i cili erdhi në një restorant në Londër tha se vendimi do të ndikonte në zgjedhjen e ushqimit, ndërsa 18-vjeçari James Howlett tha se informacioni i kalorive në menu nuk do të ndryshonte preferencën e ushqimit.
Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare