Bisedat pa maskë në ambiente të mbyllura mbeten vendet më të rrezikshme ndaj Covid19
Ne mund të vazhdojmë të dezinfektojmë sipërfaqet, duke pretenduar se aq mjafton por nuk duhet të gënjehemi nga kjo qetësi e përkohëshme për shkak të vaksinave dhe sezonit të verës.
Ventilimi në hapësirat e mbyllura duhet të jetë i vazhdueshëm. Koronavirusi është një patogjen që transmetohet në ajër dhe mjetet e tij të preferuara të transportit janë pikat e pështymës që na dalin kur flasim.
Bisedat pa maskë në hapësira të mbyllura, të ventiluara dobët është mënyra më e mirë për të transmetuar ose kontraktuar Covid19. Dhe jo vetëm bisedat, por edhe kollitja dhe teshtitja, këndimi luajnë të njëjtin rol favorizues për marrjen e virusit.
Piklat e pështymës që krijohen kur flasim janë të afta të qëndrojë pezull në ajër për disa minuta dhe të transportohet në anën e kundërt të dhomës nga qarkullimi i brendshëm i ajrit. Bollëku i këtyre grimcave, i kombinuar me ngarkesën e madhe virale të njerëzve të caktuar pozitivë dhe para-simptomatikë, e bën të folurit në ambiente të mbyllura absolutisht rrugën më të shpejtë të transmetimit të virusit.
Çfarë duhet të bëjmë? Përveç vaksinimit, ne duhet të theksojmë rëndësinë e përdorimit të maskave kur flasim brenda ambjenteve (për shembull, nëse flasim ndërsa të tjerët hanë, dhe domosdoshmërisht janë të pambrojtur); është gjithashtu e nevojshme të sigurohet ventilim i mirë në dhoma.
Së fundmi, një kujtesë e dobishme: maskat nuk janë perfekte, por rreziku i thithjes së virusit tek ata që janë afër nesh reduktohet. Nëse të gjithë do të bënin pjesën e tyre, përhapja e covid patjetër do të eliminohej.
Burimi: PuneBurrash.com